Milani me super Leao-n mposht Lazion dhe merr kreun e renditjes (VIDEO)

Milani merr një tjetër fitore të rëndësishme, 2-0 në super duelin ndaj Lazio. Skuadra e Piolit vuajti dii në pjesën e parë, teksa lacialët u afruan më shumë me golin, por në pjesën e dytë do të ndryshonte gjithçka.

Në minutën e 60-të, Leao shërben në zonë një pasim për amerikanin, Pulisic, i cili arrin që të shënojë me një goditje me të majtën. Lazio nuk arriti të reagonte, madje pësoi dhe golin e dytë në fundin e kohës së rregullt.

Okafor në minutën e 88-të shfrytëzoi në perfeksion një pasim me portën e boshatisur nga Leao. Milani me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 18 pikë, 3 më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?