Në Shqipëri, mbi 300 mijë të mitur rrezikojnë urinë

Janë mbi 304 mijë të mitur, pjesë e familjeve me të ardhura minimale pranë pragut të varfërisë. Shifra është e lartë dhe në Europë, Shqipëria del e para për nivelin e varfërisë dhe mundësisë së thellimit të saj.

“Rreziku për të qenë i varfër apo përjashtimi social” i referohet individëve të prekur nga të paktën një prej tre formave: varfëri në të ardhura, privim material ose social dhe intensitet i ulët pune. Pika që ndan të varfrit nga të tjerët është shuma 5.5 dollarë në ditë.

Në rang popullsie, të rinjtë deri në moshën 18 vjeç, përbëjnë grupimin më të madh që rrezikon të vuajë urinë dhe të mirat materiale, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç rrezikon më pak, për shkak të pensioneve mujore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?