Nuk u paraqit në finalen e Kupës për femra, Disiplina përjashton Apoloninë

Dy ditë më parë duhej të zhvillohej finalja e Kupës së Shqipërisë për femra ku në “Air Albania”, Vllaznia do të luante shanset me Apoloninë. Vajzat shkodrane ishin favorite për të fituar por gjithsesi Apolonia mori një vendim surprizë për të mos u paraqitur në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Vllaznia u shpall kampione teksa Apolonia tani duhet të vuajë pasojat pasi Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës nuk ka bërë asnjë tolerim për fieraket dhe ekipin e tyre e ka përjashtuar nga aktivitetet për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, Apolonia për femra u gjobit edhe me 2 mln lekë të vjetra nga Disiplina e cila në vendimet e tjera ka dënuar edhe disa ekipe të moshave.

Njoftimi për vendimet e Disiplinës:

Apolonia – Femra, për braktisjen e ndeshjes finale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë Femra, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 32.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara në sezonin pasardhës dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/d të KDS, gjoba të aplikohet në masën 5%.

Lojtari i KF Sopoti, Vilson Mziu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tërbuni, Izmirald Osmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Korabi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Akademia AAS U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Turbina U-19, për shkak të dështimit në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër FK Tomori U-19, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Lojtari i Tirana B U-19, Edjon Gjashta, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Vora U-19, Elio Sulaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Kastrioti U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Studenti U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Zyrtari i A.F.Bajrami U-17, Kastriot Peqini, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Durrësi 04 U-17, Kaimak Druga, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

SHKARKO APP