1-vjetori i Kacifas, thirrje për vrasje dhe shfarosje të shqiptarëve

Ka përfunduar në fshatin Bularat ceremonia përkujtimore e 1-vjetorit të vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas. Të pranishëm ishin familjarët e të ndjerit, i cili humbi jetën vitin e shkuar ku me armë në dorë qëlloi mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë. Viktima u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila mori zonën nën kontroll.

Përvjetori i vrasjes së Kostandinos Kacifas një vit më parë në Bularat të Gjirokastrës, solli brenda 24 orëve të fundit 1800 shtetas grekë në territorin shqiptarë. 7 personave u është refuzuar hyrja për shkak se nuk përmbushnin qëllimin e udhëtimit, ndërsa tre të tjerë kanë qenë të shpallur non grata dhe janë kthyer pa në kufi.

Në mesin e të kthyerve është edhe një nga ekstremistët grek, Babis Karathano, aktivitet i organizatave të Vorio-epirit, i cili u kthye mbrëmjen e djeshme nga autoritetet, një personazh në hetim nga prokuroria shqiptare për incidentet e një viti më parë në varrimin e Kacifas. Kacifas ishte ekstremist grek i cili nga kodra e fshatit qëlloi me armë mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë. Ai u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila morri zonën nën kontroll, ngjarje e ndodhur më 28 tetor 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ceremoninë përkujtimore, familjarët nuk kanë lejuar median shqiptare, por vetëm atë greke. “Na thoni pse keni vrarë djalin. Përse më vini këtu, ikni qërohuni” bërtet i afërmi në shqip. Më pas flet në greqisht: “Jeni turq, vrasës”. Në ceremoninë përkujtimore veç të afërme të të ndjerit kanë mbërritur edhe konsulli grek, Kakisis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që bëhet fjalë për një ceremoni përkujtimore, nëna e ekstremistit grek Kostas Katsifas, i neutralizuar teksa qëllonte me breshëri ndaj policisë nuk i ka kursyer fjalët e rënda ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke folur në greqisht, në prani të shumë njerëzve, një numër i madh i ardhur nga Greqia pikërisht për këtë rast, ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë.

“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”- ka thënë ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?