141 vota në OKB pro rezolutës, Xhaçka: Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën kundër agresionit rus të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA. 141 vende kanë votuar pro rezolutës, 35 abstenuan dhe 5 vende votuan kundër.
Menjëherë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashme dhe e Europës, Olta Xhaçka, e cila thotë se 141 vota janë për paqen në Ukrainë. Kurse 5 shtetet që votuan kundër janë: Rusia, Koreja e Veriut, Siria, Bjellorusia dhe Eritrea. Po ashtu Xhaçka thekson se diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mblodh pasi Këshilli i Sigurimit nuk e miratoi rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA për shkak të vetos që vendosi Rusia. Duhet theksuar se rezoluta e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme nuk është ligjërisht detyruese si rezolutat e Këshillit të Sigurimit.
141 votes for peace in #Ukraine! Only 5 votes against: Russia, North Korea, Eritrea, Syria, Belarus. The world 🌍 has spoken against #Russian aggression.
Russia's dictator must hear humanity!#StandwithUkraine🇺🇦🇺🇳 pic.twitter.com/FafM6CcmLD— Olta Xhaçka (@xhacka_olta) March 2, 2022