Celibashi thirrje partive: 8 marsi, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje partive që të dorëzojnë brenda afateve dhe të mos e lënë për në momentin e fundit, dokumentacionin e kandidimit.

Përmes një postimi në Twitter, ai rikujton se 8 marsi është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark, kërkon që të dorëzohen dokumentet për t’i dhënë kohë KQZ-së të bëjë detyrën e saj.

”Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, deklaron Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?