25 vjet nga vizita e Papa Vojtilës/ Meta në Shkodër thirrje për të fortët e pushtetshëm

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Kishën e Zojës në Shkodër në kuadër të 25- vjetorit të ardhjes së Papa Vojtila në Shqipëri. Papa Vojtila para 25 vitesh vizitoi edhe Shkodrën duke e kthyer në një ngjarje të madhe historike për Shqipërinë e atyre viteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra tha se vizita e Papa Vojtilas ishte historike për ne. “Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në atë kohë. Kemi bërë shumë, kemi ndërtuar edhe Kishën e Zojës por kemi ende shumë për të bërë:, u shpreh Arqipeshkvi Massafra gjatë predikimit në meshë ku po merr pjesë Presidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij, Meta iu ka bërë thirrje të fortëve të pushtetshëm të jenë pranë të varfërve.
“Një thirrje për të fortët e pushtetshëm që të jenë pranë të varfërve për barazi, drejtësi, paqe e harmoni. Ne jemi sot këtu në këtë kishë të shkatërruar nga sistemi i Enver Hoxhës në regjimin komunist dhe lakejtë e tij. Sot ne jemi këtu si dëshmi e Zotit. Nëna Maria na thotë që të jemi me Zotin dhe Kishën e Jezusit”, u shpreh Meta.

Njoftimi i aktivitetit nga Presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?