Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”30 Qershori i pazakontë”, Glover: Nuk pati kandidatë kundërshtarë

Intervista E hënë, 27 Shtator 2021 13:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Autoritetet shqiptare të vendosin ҫfarë do bëjnë me rezultatet e 30 qershorit, ka thënë për Deutsche Welle, Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në Zgjedhjet Lokale 2019. ”Në 31 bashki nga 61 nuk pati kandidatë kundërshtarë. Votuesit në këto bashki nuk patën mundësi të bëjnë zgjedhje, në kuptimin e plotë të fjalës”.

Ambasadore Glover, si do ta përshkruani ju në tërësi, procesin elektoral për zgjedhjet lokale, që u zhvilluan të dielën më 30 qershor, e kam fjalën që nga maji kur misioni juaj mbërriti në Shqipëri dhe deri në ditën e zgjedhjeve?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Nuk ka mbaruar ende gjithë cikli i procesit zgjedhor. Jemi duke parë me shumë interes ankimimet, që janë pjesë shumë e rëndësishme e procesit zgjedhor. Jam shumë e kënaqur që në zgjedhjet e të dielës vështirë se pati ndonjë akt të rëndë dhune. Zgjedhjet u zhvilluan qetë dhe në rregull, gjë që është shumë e mirë, duke marrë në konsideratë se sa shumë dhunë ka patur në zona të ndryshme të vendit, sa të dhunshëm kanë qënë muajt e fundit. Përderisa procesi zgjedhor nuk ka mbaruar, ende nuk mund të përshkruaj atë në tërësi.

Çfarë pasojash solli për votuesit bojkoti i 30 qershorit nga PD, më e madhja parti në opozitë dhe partitë e tjera opozitare, jashtë parlamentit?

Kandidatë për Kryetarë Bashkie garuan pa konkurrentë përballë. Kam folur me disa kandidatë që nuk patën kundërshtarë… ata më thane, se kjo gjë largoi disi interesin nga zgjedhjet, kur nuk ke asnjë përballë, asnjë kundër, kjo ndikon në performancën e kandidatit, sa bindës është. Në 31 bashki nga 61 nuk pati kandidatë kundërshtarë. Votuesit në këto bashki nuk patën mundësi të bëjnë zgjedhje, në kuptimin e plotë të fjalës.

Pamundësoi bojkoti i opozitës pluralizmin e zgjedhjeve, tipar i zgjedhjeve demokratike?

Përcaktimi i zgjedhjeve varet nga autoritetet e këtushme, varet se ҫfarë kanë ndërmend të bëjnë si rezultat i kësaj situate. Ne mund të nxjerrim në pah, të tregojmë se si ishte situata, por janë autoritetet e Shqipërisë që do të vendosin se ҫfarë do të bëjnë në të ardhmen, si pasojë e bojkotit të opozitës dhe zgjedhjeve pa kundërshtarë.

A prodhoi kjo situatë presion mbi votuesit? Nëse po.. ҫfarë ndikimi pati presioni tek votuesit?

Kemi të dhëna që ndaj votuesve u ushtrua presion nga të gjitha palët politike. Por është e vështirë të vlerësosh ndikimin e presionit mbi votuesit, Ka shumë akuza që Partia Demokratike u bëri presion qytetarëve që të mos votonin dhe Partia Socialiste u bëri presion që të votonin dhe… në disa raste të mos votonin. Vëzhguesit afatgjatë kanë shumë pak informacion të drejtëpërdrejtë nga individë që u vunë nën presion. Ka patur pak raste, kur njerezit që punojnë në bashki janë vënë nën presion për të mos votuar. Por ka edhe shumë raste presioni ndaj të cilave nuk janë ngritur akuza.

A janë të pazakonta zgjedhjet e 30 qershorit ? Kjo ështe hera e tretë që ju angazhoheni në misionet ndërkombëtare vëzhguese të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri?

Mospjesëmarrja e opozitës është e pazakontë. Por zgjedhjet janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Për zgjedhjet e 30 qershorit do të varet nga autoritetet e Shqipërisë se ҫfarë do të vendosin të bëjnë me rezultatet e tyre.

Zgjedhjet janë të ndryshme por standartet europiane dhe ndërkombëtare për zgjedhje demokratike janë të njëjta apo jo?

Po, sigurisht. Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së kanë nënshkruar angazhimet e tyre lidhur me standartet e zgjedhjeve demokratike. Por, është shteti, autoritetet e këtushme që do të vendosin se ҫfarë do të bëjë me zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk na takon ne të vendosim. Ne do të shkruajmë raportin dhe do të bëjmë rekomandime.

Ju kuptoj, por gjetjet e misionit që ju drejtoni kanë padyshim vlerë edhe për atë sesi do të vendosin autoritetet e Shqipërisë. Pra me këtë arsyetim cili është qëndrimi juaj?

Në raportin tonë përfundimtar do të ketë vlerësime dhe opinione të pa anshme për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

A sollën argumenta shtesë, a vërtetuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit, se kryerja e reformës zgjedhore në Shqipëri është e domosdoshme dhe një orë e më parë?

Kryerjen e reformës zgjedhore e kemi rekomanduar prej një kohe të gjatë. Shqipëria duhet të ketë një sistem drejtësie që të funksionojë si duhet, të ketë Gjykatën e Lartë dhe më e rëndësishme të ketë Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të jetë pjesë e rekomandimeve edhe kësaj here në raportin tonë final. Për Shqipërinë është e rëndësishme të ketë një sistem ligjor dhe gjyqësor, që funksionon si duhet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 15 minutash

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 36 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 39 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 4 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 18 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 36 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 7 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

6 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 9 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 4 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 39 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.