30-vjetori i partneritetit USAID-Shqipëri, Presidenti Begaj: Kanë mbështetur demokratizimin e vendit

Në ambientet e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, këtë të enjte u mbaj një ceremoni për të festuar 30 vjetorin e partneritetit midis USAID-it dhe Shqipërisë, ku presidenti Bajram Begaj thotë se i ka akorduar titullin ”Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Përmes një postimi në facebook, Begaj nënvizon edhe se nga ky partneritet është mbrojtur demokratizimi i vendit.

”Kënaqësi pjesëmarrja sot në kremtimin e 30-vjetorit të partneritetit mes USAID-it dhe Shqipërisë, një bashkëpunim që ka prekur shumë fusha duke zhvilluar kapacitetet, duke sjellë praktikat më të mira ndërkombëtare e duke mbështetur demokratizimin e vendit.

Shpreha mirënjohjen për Zyrën e USAID-it në Shqipëri duke i akorduar titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” me motivacionin “Për kontributin e vyer përmes programeve në shërbim të shtetit, kombit dhe qytetarëve, për konsolidimin e institucioneve demokratike, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe mirëqeverisjen””,-shkruan Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?