Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

36 mijë refugjatë në vit? Balla sqaron të vërtetën. 30 deputetë çojnë marrëveshjen në Kushtetuese

Politikë E mërkurë, 6 Dhjetor 2023 16:00
36 mijë refugjatë në vit? Balla sqaron të vërtetën. 30 deputetë çojnë marrëveshjen në Kushtetuese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u diskutua online nga Komisioni i Sigurisë pas kaosit që shkaktuan deputetët e Bardhit dhe të Berishës duke mos lejuar mbajtjen e mbledhjes fizikisht. Kështu ministri Balla sqaroi dhe të vërtetën për shifrën e 36 mijë emigrantëve që përflitet se do të vijnë në vit në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kapacitet është 3 mijë. Në këtë qendër janë 3 mijë shtretër. Kam dëgjuar shpesh herë që thuhet 12 muaj herë 3 mijë janë 36 mijë. Nuk është kështu. Ligji Italian përcakton një periudhë 28 ditore por mund të qëllojë që të marrë më shumë. Duhet të lirohet një vend që të vijë dikush tjetër. Nuk bëhet fjalë që vijnë 36 mijë. Por ka një kapacitet akomodues prej 3 mijë vetash. Nuk bëhet fjalë që mund të vijnë kushdo që kapet në Mesdhe. Në Itali sot akomodohen në qendrat e pritjes 80 mijë persona, vetëm 3 mijë do të akomodohen në Shqipëri. Kontributi i Shqipërisë është 3-4%. Pra është vetëm shprehje solidariteti dhe marrje përgjegjësie nga ana jonë. Nuk ka rrezik që persona që kapen rastësisht në Mesdhe të vijnë në Shqipëri. Ka një procedurë që e bën qeveria italiane, një pjesë e tyre mund të vijë në Shqipëri sipas protokollit. Totali është 3 mijë e nuk mund të shkojë as 3001”,-tha Taulant Balla.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Nga ana tjetër, 30 deputetë kanë firmosur dhe kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një padi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Grupi parlamentar i PD-së, ka kërkuar deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit të qeverisë shqiptare me qeverinë italiane, bazuar në 10 argumente. me një shkresë të firmosur nga 30 deputetë, grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

1-Ky protokoll është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të autorizimit nga Presidenti i Republikës, cka është një kusht thelbësor referuar neneve 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës së Shqipërisë, Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese (vendimi nr. 15/2010).

2-Protokolli është nënshkruar pa u botuar në Fletoren Zyrtare për miratimin në parim, cka do të thotë se nuk kishte akoma fuqi ligjore. Nënshkrimi pa një vendim në fuqi të Këshillit të Ministrave për miratimin në parim vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor të brendshëm për marrëveshjet ndërkombëtare.

3-Protokolli është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të konsultimeve dhe bashkëpunimit me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët, që vjen në kundërshtim me nenin 35 të Konventës së Gjenevës. Në një reagim publik, Zyra e Komisionerit është shprehur se nuk jemi pjesë dhe as nuk kemi dijeni për këtë marrëveshje.

4-Protokolli shkel dhe cënon të drejtat që Kushtetuta e Shqipërisë, iu njeh të huajve. Në kuptim të nenit 16 të Kushtetutës, të huajt gëzojnë të drejta njësoj si shtetasit, me përjashtim të atyre që lidhen me shtetësinë. Ndërsa Protokolli iu mohon kësaj kategorie të huajsh cdo të drejtë që Kushtetuta shqiptare garanton për cdo individ në Republikën e Shqipërisë.

5-Protokolli parashikon kufizimin e padrejtë të lirisë, cka vjen në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenin 5 të Konventës Evropiane. Ndërkohë që këta individë do të qëndrojnë të mbyllur për një kohë të pakufizuar, atyre nuk iu garantohet asnjë e drejtë ankimi për të kundërshtim burgosjen e tyre. Referuar jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, mbajtja e shtetasve të huaj ose pa shtetësi për një kohë të pakufizuar të mbyllur, pa ndonjë arsye të vecantë, dhe pa iu nënshruar rishikimit gjyqësor, përbën një shkelje flagrante të nenit 5 të Konventës Evropiane të të Drejtave të NJeriut. Këtë shqetësim e ka ngritur me forcë Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Këshilli Evropian për Refugjatët dhe Migrantët, Amnesty International, si dhe 29 organizata vendase dhe të huaja, në një letër publike, ku i kërkojnë qeverisë shqiptare tërheqjen nga kjo marrëveshje.

6-Në kuadër të Konventës së Gjenevës, shteti shqiptar ka detyrimin që të ofrojë mbrojtje ndërkombëtare për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi që e kanë të nevojshëm, duke garantuar një sërë të drejtash për ta.

7-Protokolli cënon parimin e barazisë.

8-Kushtetuta e Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa e Gjenevës, jurisprudenca e GJEDNJ, por edhe vendimi i Gjykatës së Lartë Britanike së fundmi, e ndalojnë kategorikisht dëbimin kolektiv të të huajve, si dhe dëbimin individual të personave që mund t’iu kërcënohet liria dhe jeta padrejtësisht.

9-Shteti shqiptar nuk mund të justifikohet se përgjegjësinë për mënyrën e trajtimit të këtyre individëve e ka shteti italian, sepse sic ka theksuar Gjykata e Strasburgut në vendimin Jamaa kundër Italisë, asnjë shtet anëtar i Këshillit të Evropës nuk përjashtohet nga përgjegjësia për respektimin e të drejtave sipas Konventës, për sa kohë që këta individë gjenden në territorin e saj.

10-Shteti shqiptar ka detyrimin që të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas dispozitave të Kushtetutës, Konventës Evropiane, Konventës së Vjenës, Konventës së Gjenevës dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut. Ky Protokolli përbën një nga rastet më flagrante të shkeljes së një tërësie të drejtash dhe lirish që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare.

Etiketat e lidhura

Taulant Balla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.