4 përgjigje nga Manjani për ngërçin KED-President-Parlament

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, i ka dhënë përgjigje të zgjeruar pyetjes sesi regullohet marrëdhënia KED-President-Parlament. ”Debati President-KED-Parlament nuk bëhet për thelbin e problemit, pra për cilësinë e kandidatëve. Madje as për shpikjen juridike të KED, sipas të cilës 1 kandidat konkurron për të gjitha vendet vakante dhe jo për një vend të vetëm. Nuk debatojnë as për etikë zyrtare, mungesa e të cilës i bën qesharakë, sepse edhe Parlamenti edhe Presidenti do emërojnë gjyqtarët nga e njëjta bashkësi/thes emrash dhe jo të individualizuara për secilin vend vakant”.

Postimi i plotë

Më bëhet rregullisht nga gazetarë e jo vetëm pyetja “Si trajtohet ligjërisht marrëdhënia e sforcuar KED-President-Parlament, për plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese”?

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigja ime është kjo:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Në pastë sot jurist, vendas apo të huaj, që jep një përgjigje ligjore shterruese se si plotësohen vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, kur Kushtetuta vetë ka 3 vite që është anashkaluar, i heq kapelen. Jemi në një situatë permanente anti kushtetutë e anti ligj, sa vështirë që gjesh vendime plotësisht të ligjshme nga atë që kanë të drejtë ti marrin.

2. Gjykata Kushtetuese, pavarësisht ç’bëjnë e ç’thonë KED, Presidenti e Parlamenti, nuk bëhet dot e plotë pa u ngritur më parë Gjykata e Lartë. Kjo e fundit ka detyrimin të përzgjedhje 3 prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pra edhe nëse Presidenti e Kuvendi zgjedhin në total 6 anëtarë (nga tre secili) përsëri jemi pa Gjykatë Kushtetuese sipas kushtetutës dhe ligjit. Një gjykatë me 6 anëtarë mund të bllokohet nëse vendimarrja e saj ndahet 3 me 3….

3. Debati President-KED-Parlament nuk bëhet për thelbin e problemit, pra për cilësinë e kandidatëve. Madje as për shpikjen juridike të KED, sipas të cilës 1 kandidat konkurron për të gjitha vendet vakante dhe jo për një vend të vetëm. Nuk debatojnë as për etikë zyrtare, mungesa e të cilës i bën qesharakë, sepse edhe Parlamenti edhe Presidenti do emërojnë gjyqtarët nga e njëjta bashkësi/thes emrash dhe jo të individualizuara për secilin vend vakant. Jo! Ato debatojnë mbi radhën se kush e fut dorën i pari e kush i dyti te thesi i emrave që ka mbushur KED. Me shumë gjasë kjo radhë do rivendoset shumë shpejt dhe nga ato 6 emra të thesit do emërohen 4. Tani radhën e ka Parlamenti, në vijim do ta rimarrë Presidenti. Atë që nuk zgjedh njëri e zgjedh tjetri…

4. Askush nuk po merr përsipër të ndajë njëherë e mirë konceptin se Vetting është për personat e jo për Institucionet e drejtësisë. Pra e thënë më thjeshtë Vettingu nuk mund të mbyllë dyert e gjykatave, por të gjyqtarëve që s’mund të shërbejnë më si të tillë. Kjo ka qenë në fakt ndarja e madhe që kemi patur që në fillim me ata që e konceptuan dhe e prodhuan këtë katrahurë. Vendosja e këti parimi, në fakt do të rikthente sadopak normalitetin. Por për këtë gjë snuk. askush!! Ndaj është e kotë, që në këtë debat të harxhojmë kohë se kush ka të drejtë e kush jo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?