5 Maji/ Presidenti Meta: Dita për të reflektuar që Shqipëria të jetë vend më i sigurtë

Presidenti Ilir Meta shprehu mirënjohje të përjetshme, dëshmorëve të atdheut dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, sot në ditën e 5 Majit.
Pasi kreu homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, Presidenti Ilir Meta tha:
“Është dita jo vetëm për të kujtuar veprën e tyre të lavdishme e të pavdekshme, por edhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë një vend më i sigurtë, më i begatë, më i lumtur për të gjithë qytetarët e saj, ashtu siç e ëndërruan dhe për të cilën dhanë jetën dëshmorët që nderojmë sot”- u shpreh Kreu i Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

