5 orë në gjyq, Vangjush Dako kërkon pushimin e çështjes

Do të vijojë më datë 2 shkurt seanca paraprake për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste. Seanca e kësaj të premteje nisi prej orës 12:00 në Gjykatën e Posaçme dhe vijoi deri në orën 17:00.

Dako përmes avokatit ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar. I pranishëm në seancë Dako deklaroi se leja për pallatin ishte vendim kolegjial.

Sa i takon tenderit të vijës bregdetare, Dako tha në seancë se projekti aty është dhe kërkoi të verifikohet ish-kryebashkiaku, ndërsa avokatët pretendojnë se nuk ka vepër penale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?