Rama: “560 mijë vizitorë të huaj patëm në Shqipëri gjatë janarit, 14,5% më shumë se viti i kaluar”

Edi Rama shkruan në facebook: “560 mijë vizitorë të huaj patëm në Shqipëri gjatë janarit, 14,5% më shumë se viti i kaluar dhe gati 3 herë më shumë krahasuar me 3 vjet më parë.
Më shumë se gjysmë milionë vizitorë e turistë të huaj vetëm në muajin e parë të vitit, kur ende turizmi ynë malor ka nevojë për më shumë investime, tregojnë se Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka konsoliduar një kapitull të ri në turizmin e qëndrueshëm ku po vizitohet nëpër bujtina, shtigje malore, ngjitje majash, qytete historike, muze e kështjella, ndërsa në katër vitet e ardhshme do të jetë kampione absolute e Ballkanit në këtë industri”- përfundon kryeministri.