“6 milionë dollarë për këtë shëmtirë”, Kontjana Kuçi: “Veliera”, shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë

Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi,  thotë se “ndërtimi i Velierës është shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë të cilën “Rilindja” pret ta shesë si mrekulli elektorale”.

Në një postim në Facebook, Kuçi e quan përbindësh të shëmtuar betoni Velierën, për të cilën u paguan 6 milionë dollarë.

Postimi i plotë i Kontjana Kuçit në Facebook: 

Swiss Digital Desktop Reklama

6 milionë dollarë për këtë shëmtirë.
“Veliera” është shpërdorimi më kolosal i parave të taksapaguesve durrsakë të cilën “Rilindja” pret ta shesë si mrekulli elektorale.
Përbindëshi prej betoni që shkatërroi vlerat arkeologjike të Durrësit, që shëmtoi e mbuloi Torrën Veneciane.
“Rilindja” betonizoi Durrësin e po vazhdon deri në frymën e saj të fundit.
Barbarëve të historisë dhe shkatërruesve të identitetit të qytetit tonë i vjen fundi më 25 prill.
Durrësi do i japë ndëshkimin më të madh sektit të betonit dhe korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?