6-vite nga demonstrata e 21 Janarit – Lule në bulevard, Rama takim dhe drekë me familjarët
Nesër shënohet 6-vjetori i 21 Janarit, protestës ku u vranë nga Garda 4 persona, ndërsa shumë të tjerë mbeten të plagosur.
Ashtu sikur ka ndodhur çdo vit edhe në përvjetorin e 6-të do të ketë një ceremoni përkujtimi për 4 protestuesit që u vranë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në 21 Janar të 2011.
Ceremonia do të nisë në orën 10:30 në sallën e Hartave, ku kryeministri Rama është parashikuar që të mbajë edhe një fjalë.
Pas fjalës së Ramës në 11:30 do të vendosen lule në bulevard në vendin ku u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.
Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një drekë me familjarët e viktimave.
Por axhenda mund të ndryshojë në orët në vijim, pasi gjithacka varet nga kthimi i kryeministrit Rama nga Singapori.
Rama kishte planifikuar kthimin nga Singapori ditën e djeshme, por për shkak të avarisë së avionit të linjës Singapor-Frankfurt udhëtimi u shty.
Para 2 ditësh qeveria vendosi dëmshpërblimin e 3 familjarëve të viktimave që u vranë në 2011, ndërsa njëri është ende në proces gjyqësor.
Axhenda për përvjetorin e 6-të të ’21 Janarit’
10:30-11:30 Pritje familjaret nga Kryeministri tek Salla e Hartave, Kryeministri.
11:30-12:00 Vendosja e luleve në bulevard.
12:00-13:30 Drekë me familjarët e viktimave. ( Vendi: Hotel Tirana) – See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/nes-r-6-vite-nga-21-janari-lule-n–bulevardrama-takim-me-familjar-t-397963.html#sthash.rn2aaCiR.dpuf
KOHA JONË SONDAZH

