Mbretesha Elizabet II, 70 vjet në krye të Britanisë së Madhe. Nisin festimet e mëdha

Me paradën ushtarake “Trooping the Colour” nisën dje festimet për 70-vjetorin e ardhjes në fron të Elizabeth II. Deri tani në Britaninë e Madhe nuk ka qenë asnjë monark kaq gjatë në fron.

Nën rrezet e shndritshme të diellit dhjetëra-mijëra vetë u mblodhën përpara Pallatit Buckingham për të parë Mbretëreshën Elizabeta në ballkonin e pallatit. Më shumë se 1200 ushtarë dhe banda me rreth 300 muzikantë marshuan nëpër Londër. Princi i kurorës, Charles dhe djali i tij i madh kalëruan në uniformë të kuqe me kapele prej lëkure ariu.

Këtë vit Elizabeta II ia besoi Princit Charles detyrën e inspektimit dhe marrjes së forcës të trupave të paradës me kuaj. Vetë mbretëresha i përshëndeti trupat nga ballkoni i Pallatit Buckingham. Më vonë ajo u shfaq përsëri para turmës, për të ndjekur një shfaqje të Forcave Ajrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbretëresha ishte rrethuar nga anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë edhe trashëgimtarin e fronit Princin Charles dhe gruan e tij Camilla si dhe djalin e tij të madh William me të shoqen Kate dhe tre fëmijët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parada “Trooping the Color” ka një traditë më shumë se 260 vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëresha e ka ditëlindjen në prill, por parada zhvillohet zakonisht çdo vit në fillim të qershorit për të festuar ditëlindjen e saj me një mot sa më të mirë që të jetë e mundur. Këtë vit parada shënon fillimin e festimeve të jubileut të platintë, të cilat do të zgjasin deri të dielën.

Mbretëresha ka pasur probleme shëndetësore muajt e fundit dhe pallati mbretëror njoftoi se Elisabeta II nuk do të marrë pjesë në meshën jubilare të së premtes (03.06).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?