A do të lindë një Viktor Orban shqiptar?

Nga Andi Bejtja.

Morëm muxhahedinët, i vetmi vend në Europë edhe pse e dimë shumë mirë nivelin e sigurisë të këtij vendi: jemi të gatshëm të hapim dhe kampe refugjatësh, që mund të ngelin këtu përjetë dhe të ndryshojnë lehtësisht demografinë e një populli ku kanë mbetur 2.5 milionë dhe 1 milionë të tjerë kanë aplikuar për lotarinë amerikane, australiane etj…..;

Diskutohet për ta kthyer këtë vend dhe një zonë “duty free” të luftëtarëve të bërë pishman të ISIS…

Tentuam me vullnet të plotë të merrnim dhe armët kimike…

Dhe të gjitha këto vetëm me një qëllim për të ndenjur më gjatë dhe më lehtësisht në pushtet, për të sunduar pa ekonomi, pa demokraci…

Parulla e famshme “të lëshojmë pushtet për të bërë shtet” është kthyer “të shkatërrojmë Shqipërinë për të mbajtur pushtet”.

Po hyjmë në një fazë të re, në një etapë te re; mos u çudisni nëse shumë shpejt do të kemi një Viktor Orban shqiptar:  ndoshta nuk është modeli i duhur, por mund të jetë zgjidhja duhur për poshtërsitë që po i bëhen Shqipërisë.

SHKARKO APP