Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 10:30 Nis me tensione Kuvendi! PD bën zhurmë duke goditur tavolinat teksa flet Peleshi, bllokojnë dhe foltoren Edhe ditën e sotme seanca plenare në Kuvend ka nisur me kaos. Sapo kryeparlametari Niko Peleshi filloi të lexonte rendin e ditës, deputetët e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A e formon dot Albin Kurti qeverinë? Shkëlzen Gashi shpjegon situatën në Kosovë pas zgjedhjeve

Aktualitet E martë, 11 Shkurt 2025 04:52
A e formon dot Albin Kurti qeverinë? Shkëlzen Gashi shpjegon situatën në Kosovë pas zgjedhjeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Politologu dhe analisti Shkëlzen Gashi, ka bërë një pasqyrë të zgjedhjeve në Kosovë.

Gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Gashi tha se Vetëvendosja i ka fituar zgjedhjet por është ende e paqartë nëse do të mundë të formojë qeverinë dhe duhet pritur edhe numërimi i votave të diasporës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj, letër nga burgu: Izolim afër 3 vrasësve me burgim të përjetshëm

Erion Veliaj, letër nga burgu: Izolim afër 3 vrasësve me burgim të përjetshëm

Para 16 minutash
Nga 1 janari rriten pagat e policëve, ja sa lekë më shumë do të marrin efektivët e rolit bazë dhe drejtuesit

Nga 1 janari rriten pagat e policëve, ja sa lekë më shumë do të marrin efektivët e roli...

Para 42 minutash
Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore

Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat ...

Para 1 ore

Gashi deklaroi se Kurti i fitoi zgjedhjet edhe pse të gjithë ishin kundër tij, duke filluar nga mediat, oligarkët, ndërkombëtarë si Grenell e me rradhë, por ai shtoi se kjo ka ndihmuar që elektorati i Vetëvendosjes të mobilizohet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë analisti e përshkroi qeverisjen e parë të Kurtit, si jo të mirë, duke evidentuar si problematikë ministrat e tij dhe mungesën e një programi. Ai deklaroi se do të jetë skandaloze nëse Kurti e formon qeverinë dhe nuk ndryshon mënyrën e qeverisjes. Ndërsa për opozitën ai tha se duhet të reformohet dhe të bëjë opozitë parimore dhe jo me fyerje.

“Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40% të votave të qytetarëve të Kosovës. Ka mbaruar numërimi në Kosovë, 99.2% por jo ato të diasporës. Janë diku 100 mijë vota të diasporës edhe aty Kurti do të ketë minimum 50% të tyre.

Pra mund të shkojë në 44-45%. Partitë e tjera, PDK e udhëhequr prej Thaçit dhe më pas Veselit, 22% dhe LDK 18% të votave. Haradinaj ka marrë 7.5%. Me numër të votave, kur të numërohen edhe votat e diasporës del që në zgjedhejt e 2021, 438 mijë vota ka patur Vetëvendosja, tani do të ketë rreth 400 mijë, pra 38 mijë më pak.

Tani pa u numëruar edhe votat e diasporës nuk mund ta dimë me siguri por e drejta për të themeluar qeverinë i takon Vetëvendosjes si subjekti që ka fituar më tepër vota. Mirëpo lideri i Vetëvendosjes duhet të sigurojë Presidentin se ka 61 mandate.

Deri tani duket se do të ketë 47-48 mandate Vetëvendosja, edhe me diasporën mund të marrë 3-4 mund të ketë 50-51 mandate. Me votat e minoritetin jo serb në Kosovë, mund ta bëjë qeverinë me 61 depuetetë. Nëse nuk e bën, Presidentja duhet ti japë forcës së dytë e me rradhë, nëse nuk mundet asnjëra, atëherë vendi shkon në zgjedhje. Lista serbe nuk i ka fituar 10 mandate, një mandt do ta marrë një tjetër parti serbe që është i afërt me Kurtin.

Vetëvendosja ka rënie 38 mijë votash. PDK dhe LDK kanë rritje rreth 40 mijë vota.

Me thënë të vërtetën, kam pritur që nëse Vetevendosja ka 44-45% kam pritur të shkojë te 50%, jo për shkak të qeverisjes, sepse Kurti nuk e ka merituar edhe një mandat, sepse ka qeverisur dobët, edhe pse nuk e ka plaçkitur vendin siç ka ndodhur më parë, mirëpo qeverisja ka lënë për të dëshiruar, unë kam qenë i pakënaqur, por jam përmbajtur në kritika ndaj qeverisë, për shkak se kundër tij ishin vënë krejt, njerëzit më të padijshëm dhe të pandershëm të ketij vendi. E kam mbështetur Kurtin për shkak të Serbisë fashiste dhe për shkak të atyre që e kanë sunduar Kosovën për dy dekada dhe e kanë plaçkitur.

Nëse Kurti e bën qeverinë, opozita duhet të reformohet dhe kritika ndaj Kurtit nuk duhet të jetë sharje dhe fyerje, por parimore, e drejtë, e sinqertë.

Nëse Kurti qeveris si në katër vitet që lamë pas, mendoj se në zgjedhjet e ardhshme do të përgjysmohet.

Është e vërtetë që kundër tij kanë qenë të gjithë, opozita, mediat, oligarkët. Një prej oligarkëve më të mëdhenj është korporata Devolli, Shkëlqim dhe Blerim Devolli, kanë televizionin Klan Kosova, i cili gjatë fushatës ka qenë tejet i ashpër kundër qeverisë Kurti, duke shpifur në mënyrë masive. Lëvizja Vetëvendosje i është referuar si Klan Serbia, sespe Klan Kosova nuk është regjistruar në Kosovë por në Serbi.

Oligarkët kanë financuar partitë politike opozitare kundër Kurtit, por këtu përveç Serbisë kundër, ka qenë edhe Shqipëria përmes mediave që kontrollon Rama, kanë qenë gjykatat, ndërkombëtarët, mirëpo mediat sidomos e kanë ndihmuar Kurtin, apo edhe Grenell, sepse ka mobilizuar elektoratin e Kurtit. Po ashtu edhe oligarkët, gjykatat, por mendoj se faktori kryesor që ka ndikuar në rënin e Kurtit, është moskompetenca e ministrave të tij, ka qeverisur shumë keq. Shumica dërrmuese e ministrave kanë qenë inkompetentë.

Ka qenë edhe shumë arrogant, sepse nuk ka bërë një program, ka paraqitur disa pika të shkurtra, madje lista e deputetëve ka lënë për të dëshiruar. Në fjalimin e tij, kur shpalli fitoren, mendoj se ishte shumë i ashpër me opozitën, i cilësoi “hajvanë”. Mendoj se bëri shumë gabim.

Nëse vazhdon si në mandatin paraprak do të jetë skandal për Kurtin dhe Kosovën, nëse qeveris njëlloj me këto ministra dhe pa program”, tha ndër të tjera Gashi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nis me tensione Kuvendi! PD bën zhurmë duke goditur tavolinat teksa flet Peleshi, bllokojnë dhe foltoren
Para 1 minute

Nis me tensione Kuvendi! PD bën zhurmë duke goditur tavolinat teksa flet Peleshi, bllokojnë dhe foltoren

Cristiano Ronaldo mposht Messin, fituesi më i madh i “Topit të Artë”
Para 1 minute

Cristiano Ronaldo mposht Messin, fituesi më i madh i “Topit të Artë”

Erion Veliaj, letër nga burgu: Izolim afër 3 vrasësve me burgim të përjetshëm
Para 16 minutash

Erion Veliaj, letër nga burgu: Izolim afër 3 vrasësve me burgim të përjetshëm

Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare, Borriello paralajmëron: Në Serie C vrapojnë si kafshë!
Para 16 minutash

Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare, Borriello paralajmëron: Në Serie C vrapojnë si kaf...

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 15 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 16 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 13 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 14 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.