A kushtojnë syzet e Tahirit, 5 mijë euro?
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër denoncim të bërë nga një qytetar sipas të cilit syzet e Saimir Tahirit kushtojnë 5 mijë euro. Sipas SMS-së së postuar nga Berisha syzet që mban ish-ministri i Brendshëm janë të firmës se njohur Maybach, lloji hedonist, e cila cilesohet si firma me e shtrenjte ne bote dhe ku syzet optike kapin shifra marramendëse nga 5000 euro e siper.
“Lind pyetja: A mundet nje ish minister dhe nje deputet pa asnje te ardhur shtese përveç rroges te posedoje syze te tilla? Prokuroria te hetojë se keto syze jane dhurate e Habilajve” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha.
Në foton poshtë marka e syzeve Maybach, ku çmimi fillon me 10 mijë e 560 dollarë.