Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:46 Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS. Kërkesa është hedhur në votim paraditen e sotme gjatë mbledhjes së grupit. Dy deputetët Erion…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Duka: Jemi përballë një disfate morale të mazhorancës

Intervista E enjte, 15 Korrik 2021 16:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet për “Koha Jonë” kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste: Duhet presioni i qytetarëve dhe opozitës për zgjedhje të parakohshme. Këta që blenë votat nuk ikin me dëshirë nga pushteti

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e cilëson situatën politike me akuza dhe dosje për drogën, si disfatën morale të mazhorancës. Në një intervistë për “Koha Jonë” Duka thotë se këto ditë po faktohet ajo që opozita denoncoi me forcë që para zgjedhjeve të përgjithshme. “Të gjitha ato paralajmërime që ne ngritëm për muaj me radhë, për kanabizimin, për të fortët dhe për rrezikun që vinte si rrjedhojë për zgjedhjet, u vërtetuan. Pra jemi përballë një mazhorance të delegjitimuar”,- shprehet Agron Duka.

Kreu i PAA mendon se kjo përplasje e fundit dhe ekspozimi i krimit qeveritar nuk do të sjellë detyrimisht zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, pushtetarët që blenë votat nuk mund të ikin me dëshirë nga pushteti. Duka shprehet se është koha që qytetarët dhe opozita të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme dhe ndryshimin e situatës politike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duka ditën e djeshme Partia Agrare Ambientaliste mblodhi Asamblenë e sja, ishte një takim i parashikuar apo është pasojë e zhvillimeve politike të kësaj jave, çfarë qëllimi kishte?

Zhvillimi i  Asamblesë së PAA-së këtë fundjavë ishte organizuar përpara se agjenda politike e vendit të diktohej nga arrestimet në Itali dhe akuzave të ngritura ndaj ish-ministrit. Në fokusin e Asamblesë ishte analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe përcaktimi i aksionit politik që PAA do të ndjekë në muajt në vijim. Nga dje nisëm rrugën për konsolidimin e PAA-së duke mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe do të forcojmë çdo gjë të mirë që ne kemi ndërtuar si parti. Ne jemi një parti me identitet të mirëpërcaktuar dhe mbi këtë identitet do të zhvillojmë si gjithmonë aksionin tonë politik. Pra mbi zgjidhjen e problemeve të fshatit, problemeve të bujqësisë e blegtorisë, te zhvillimit te agrobiznesit, të peshkimit si dhe mbrojtjen e mjedisit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Cilat janë objektivat politike të PAA-së?

Sezonin e kaluar politik kuptuam se kemi numrat për të parë me shpresë dhe optimizëm të ardhen e PAA-së si forcë politike, pa kurrfarë kompleksi inferioriteti ndaj partive të mëdha. Objektivat tona politike bazohen mbi cilësitë e burrave dhe grave që ne kemi në radhët tona. Nga vullneti ynë për të qenë zëri më i fortë në mbështetje të zonave rurale. Nga forca dhe karakteri moral i qëndrimeve tona. Nisur nga këto premisa, ne do të ndërtojmë ofertën tonë politike për zgjedhjet e ardhshme lokale. Shumë shpejt do të nisim takimet në çdo qark për t’ju ofruar qytetarëve modelin tonë konstruktiv, të bazuar mbi një program të qartë për bujqësinë, agroindustrinë, turizmin dhe sigurinë ushqimore nëpërmjet ekspertëve më të mirë që PAA ka në radhët e saj.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Duka Partia Agrare Ambientaliste do të vazhdojë të jetë një parti opozitare?

PAA vazhdon të jetë në opozitë. Ne nuk pajtohemi me mënyrën se si kjo maxhorancë erdhi në pushtet. Akuzat tona për zgjedhje të blera e të manipuluara po vërtetohen edhe nga ngjarjet e ndodhura kohët e fundit, çdo ditë dhe çdo javë po arrestohen nga partnerët ndërkombëtarë banda kriminale të cilat, me gojën e tyre, kanë vërtetuar se me paratë e kanabisit, të lejuar nga qeveria, kanë blerë zgjedhjet e 25 qershorit.

Por jo vetëm kaq. Ne nuk pajtohemi me mënyrën se si kjo qeveria  trajton sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare: bujqësinë. Kjo u faktua nga vëmendja që i është dedikuar bujqësisë në programin e publikuar muajin e kaluar,  vetëm 2 faqe. Më vjen keq ta them, por është një fatkeqësi kombëtare që mund të lejohet që bujqësia të margjinalizohet në këtë mënyrë dhe të lejohet shkatërrimi i saj dhe braktisja e fshatit.

Duka java që po mbyllet, sikurse pohuat edhe ju, u shënua nga skandali i përgjimeve, mendoni se mund të ketë zhvillime që do të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme?

Në gjykimin tim jemi përballë një disfatë morale të mazhorancës dhe një fitore morale të opozitës. Të gjitha ato paralajmërime që ne ngritëm për muaj me radhë, për kanabizimin, për të fortët dhe për rrezikun që vinte si rrjedhojë për zgjedhjet, u vërtetuan. Pra jemi përballë një mazhorance të delegjitimuar. Por kjo nuk mjafton për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. E them këtë pasi ata që kanabizuan vendin, edhe për qëllime elektorale, nuk e bënë në mënyrë të pavetëdijshme, por për përfitime ekonomike dhe politike.  Nuk mund të presim që po këta t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të thonë: “Po keni të drejtë, blemë vota me lekët e hashashit, tani do ikim”.  Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Jemi ne, si politikan, si qytetarë, si prindër që duhet të krijojmë presionin e duhur ndaj mazhorancës për të sjellë vendin në normalitetin politik.

M.XH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS
Para 11 minutash

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze
Para 12 minutash

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin
Para 23 minutash

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar ...

Kovac paralajmëron Arsenalin: Dortmundi ka cilësinë për pikët
Para 26 minutash

Kovac paralajmëron Arsenalin: Dortmundi ka cilësinë për pikët

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.