Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:46 Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS. Në përditësim…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Duka: Një “aleancë e  njerëzve të thjeshtë” kundër “aleancës së qelbësirave”

Intervista E diel, 18 Korrik 2021 04:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për “Koha Jonë” komenton zhvillimet politike në vend. Ai thotë se opozita duhet të organizohet me qytetarët përballë qeverisë.

Duka këtë dolën disa fotografi të një dreke midis jush, z. Blushi dhe z. Shehi, dhe njëkohësisht këtë javë u përfol për një pol të tretë në politikën shqiptare. A jeni duke themeluar një lëvizje politike bashkë me kolegët tuaj?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dreka me Benin dhe Dashin ishte një takim midis miqsh në të cilën u fol për shumçka, natyrisht edhe për aktualitetin politik dhe të ardhmen e forcave politike joparlamentate. Duhet të them se nuk jemi duke përgatitur një pol të tretë, por jemi duke vlerësuar me kujdes dinamikat politike dhe mbi të gjitha jemi duke vlerësuar ngritjen e një platforme për t’i dhënë zgjidhje përfaqësimit të partive të vogla në zgjedhjet e ardhshme. Kjo temë nuk shqetëson vetëm ne si përfaqësues politik të partive të ashtuquajtura të vogla, por edhe atë pjesë të elektoratit që nuk identifikohet tek dy forcat kryesore dhe që gjejnë tek Partia Agrare Ambientaliste, dhe forcat e tjera, atë hapsirë për të shprehur shqetësimet e tyre politike, sociale  dhe ekonomike. Ne do të kërkojmë një zgjidhje të drejtë për përfaqësimin e të gjitha partive politike, dhe nuk do të tolerojmë që kodi zgjedhor të vijojë të jetë ndëshkues ndaj partive të vogla dhe zgjedhësve tanë. Përpos kësaj, ndamë edhe shumë shqetësime nga zhvillimet aktuale që kanë cënuar rëndë kredibilitetin e mazhorancës. Si kryetarë partish, por edhe si qytetarë, jemi të indinjuar nga faktet që po godasin çdo ditë opinionin publik. Nëse në 2013 u fol për “aleancën e qelbësirave”, unë do ta quaja bashkimin dhe diskutimet tona si “aleancën e njerëzve të thjeshtë” që duan të mirën e Shqipërisë; dhe më besoni janë shumë si ne. Duke biseduar me njëri tjetrin zbuluam se nuk na ka humbur dëshira për të luftuar për atë që ne mendojmë se është e drejtë. Indinjatën tonë, si njerëz të politikës, por edhe si qytetarë dhe prindër të shqetësuar për të ardhmen e këtij vendi, do ta kthejmë në energji për t’i bërë oponencë një qeverie që ka dhënë shenja shqetësuese papërgjegjëshme dhe ilegjitimiteti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar, po këtë javë, se ka një hetim ndërkombëtarë në të cilin përfshihet kryebashkiaku i Durrësit, i cili sipas Bahsës është përgjuar duke biseduar me eksponent të botës së krimit. Keni ndonjë koment mbi këtë?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Dy vjet më parë, përgjime të paligjshme të zbuluara nga LDSM në Maqedoni, sollën rrëzimin e Gruevskit. Një politikan që ishte i freskët në fitoren e një mandati të tretë dhe me maxhorancë të konsoliduar, por gjithsesi nuk ia doli ta përballonte skandalin. Sot duket se edhe në Shqipëri jemi përballë një skenari të ngjashëm. Personalisht nuk jam aspak i surprizuar nga asnjë nga skandalet që po godasinë këtë mazhorancë; nuk po ndodhë gjë tjetër veçse faktimi i akuzave që ne kemi ngritur tanimë prej vitesh. Moralisht jemi përballë një pushteti jo-legjitim. Unë nuk kam nevojë të pres fundin e hetimeve apo ardhjne e dosjeve të tjera nga partnerët ndërkombëtar. Kam qenë dëshmitar i çdo shkelje që është bërë më votën në Durrës, por edhe në Kolonjë.  Tani, si opozitë, duhet të kemi pjekurinë dhe aftësinë që t’ju shpejgojmë qytetarëve, se këto nuk janë  rastësi, dhe as raste të izoluara, por një goditje e zgjedhjeve që dëmton çdo individ. Një qeveri e ardhur në pushtet në këtë mënyrë nuk ka asnjë marrëdhënie besimi me qytetarët, por vetëm me ata që e mbështetën për të fituar më çdo kusht. Pra qytetarët mos të habiten më me arrogancë, mospërfillje, dhe indiferencën ndaj çështjeve të zhvillimit ekonomik, bujqësisë apo drejtësisë; nëse do të qëndrojnë indiferent ndaj këtyre zhvillimeve, ky do të jetë normaliteti ynë politik.

A keni komunikuar me Bashën mbi këtë çështje? Cilat do të jenë reagimet e opozitës?

Me z. Basha jam në komunikim të vazhdueshëm dhe po ndjek nga afër zhvillimet. Gjithsesi pres nga Partia Demokratike një përfshirje më të gjerë të aleatëve të saj në këtë fazë delikate. Përfshirja e partive, parlamentare dhe jo-parlamentare, do të ndihmonte opozitën në komunikimin me qytetarët dhe me shtrëngimin e rradhëve midis aleatëve. Në këtë moment duhen reagime të forta dhe kolegjale.

Këto pohime tingëllojnë mjaft kritike,  a po ndryshoni opinion mbi rreshtimin e PAA-së në kampin opozitar?

Këto pohime tingëllojnë mjaft kritike,  a po ndryshoni opinion mbi rreshtimin e PAA-së në kampin opozitar?
Këto nuk janë kritika, janë thjesht sugjerime për një aksion opozitar më efektiv. Partia Agrare Ambientaliste është në opozitë jo sepse rreshtohet në krah të PD-së, por sepse është në opozitë më këtë mazhorancë; me mënyrën sesi kjo mazhorancë ka ardhur në pushtet, me vizionin e kësaj mazhorance për ambientin dhe mbi të gjitha për bujqësinë. Partia Agrare Ambientaliste do të vijojë betejën që ka nisur kundër kësaj mazhorance të papërgjegjëshme. Gjithashtu do të vijojmë të mbajmë lartë kërkesat e partive të vogla; jo vetëm në kërkim të një përfaqësimi më të drejtë dhe të një ligji elektoral më të barabartë për të gjitha forcat politike, por për të qenë një alternativë për ata qytetarë që nuk ndihen të përfaqësuar nga partië e mëdha.
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS
Para 3 minutash

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze
Para 4 minutash

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin
Para 15 minutash

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar ...

Kovac paralajmëron Arsenalin: Dortmundi ka cilësinë për pikët
Para 18 minutash

Kovac paralajmëron Arsenalin: Dortmundi ka cilësinë për pikët

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.