Ahmetaj: Takimi Rama-Meta, u diskutua për ekonominë
Ministri i kabinetit qeveritar, Arben Ahmetaj, në një prononcim për mediat, pas takimit të sotëm Rama-Meta, bëri të ditur se gjatë tij u fol për zhvillimet ekonomike në vend, por edhe mbi buxhetin 2016.
“U fol për të gjitha zhvillimet ekonomike dhe u rakordua për politikat ekonomike e buxhetore për buxhetin e vitit të ardhshëm. Të gjitha propozimet janë të rakorduara dhe ka një qëndrim unitar. Nuk do të ketë taksa të rritura, por patjetër që do të ketë taksa të ulura, sidomos në bujqësi”, – tha konkretisht ministri Ahmetaj.
Kujtojmë se dy krerët e koalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta, kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim të përbashkët, në ambientet e “Vila 31”.
Takim ky të cilit i janë bashkuar edhe dy krerët e grupeve parlamentare respektive të PS-së e LSI-së, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili. Por edhe ministrat e kabinetit Saimir Tahiri, Edmond Haxhinasto, Shkëlqim Cani e Arben Ahmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

