“Air Albania” nis fluturimet me studentët e ekselencës, Rama: Jeni këmba më e mbarë
“Jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, teksa ka pritur pasagjerët e parë të fluturimit të parë me Air Albania.
Pasagjerët e zgjedhur janë studentët e ekselencës shqiptare, për të cilët tha se jo më kot janë përzgjedhur. Ata do të udhëtojnë drejt Stambollit me avionin që mban emrin e poetit të madh, Lasgush Poradecit.
“Jo më kot na shkoi mendja te ju, jeni këmba më e mbarë që mund të gjenim”- ka thënë Rama, teksa ka shoqëruar të rinjtë dhe të rejat deri në hyrje të avionit.
“Bëjmë dhe pak metra bashke dhe ju vazhdoni lart, ne vazhdojmë të tërheqim këmbën zvarrë këtu në tokë”- tha ai.
Avionët do të mbajnë emrat e poetëve shqiptarë. I pari, mban emrin e Lasgush Poradecit. Rama tha dje së në fund të vitit të ardhshëm, kjo kompani do të ketë edhe një linjë direkte Tiranë-Nju Jork dhe ky avion do të mbajë emrin e “Imzot Nolit”. Kompania shqiptare pritet që të ofrojë më shumë mundësi për fluturime “loë cost” nga Shqipëria. Tre ortakët e saj janë “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment” me 49 dhe 41%.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/550192315401309/
KOHA JONË SONDAZH

