Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Aksi Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, zv/kryeministrja Balluku: Lehtësojmë aksesin për banorët e Mallakastrës

Politikë E enjte, 30 Janar 2025 17:05
Aksi Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, zv/kryeministrja Balluku: Lehtësojmë aksesin për banorët e Mallakastrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi. Projekti parashikon një ndërhyrje të thellë në rrugën ekzistuese, si edhe ndërtimin e disa segmenteve të reja, në gjurmë të re, për shkak të amortizimit të madh të rrugës së vjetër në disa zona. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.

Drejtori i ARRSH, bëri të ditur detaje teknike të këtij projekti i cili përfshinë të gjithë aksin me një gjatësi prej 43 kilometrash. “Janë 6.2 metra asfalt, me dy pankina me 0.5 metra. E gjithë rruga, në 43 kilometra, rehabilitohet në të dyja shtresat asfaltike. Janë disa zona të dëmtuara të cilat riparohen edhe me mure mbajtëse për të sistemuar dhe rritur sigurinë rrugore në të gjithë këtë segment”, tha Gjyli. Për kryebashkiakun Ismailaj, ky investim është një kërkesë e vazhdueshme e banorëve dhe pritet të ketë një imapkt të rëndësishëm në ekonominë e zonës, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me rehabilitimin e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, Mallakastra dhe e gjithë zona, do të jetë më lehtësisht e aksesueshme, duke i shërbyer kështu, jo vetëm banorëve, por edhe vizitorëve, për shkak të potencialeve të shumta që zona ofron. “Kjo ka qenë një nga rrugët më të rrahura në akset e Republikës së Shqipërisë, pasi ishte rruga që dërgonte në pikën kufitare të Kakavijës, por nga momenti që u krijuan disa mundësi alternative sigurisht që rruga e vjetër, ajo që njihet si rruga e kthesave të Ballshit, u amortizua akoma edhe më shumë, duke e bërë kështu komunitetin që të kërkonte gjatë gjithë kohës që të kishin mundësinë për të rehabilituar këtë rrugë. Ne jo vetëm po e rehabilitojmë në pjesën më të gjatë të segmentit, por nga ana tjetër këtu sot ndodhemi në segmentin ku ndërtohet rrugë e re për 3.7 kilometra”, tha Balluku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas Ballukut, agroturizimi është një ndër sektorët, i cili pritet të marrë një zhvillim të rëndësishëm me rehabilitimin e kësaj rruge, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në ekonominë e zonës. “Ka fshatra të cilat janë edhe estetikisht shumë interesant për t’u parë dhe me këtë rrugë që tashmë do ti kalojë pranë të gjithë këtyre fshatrave të zonës, do të ketë edhe shumë mundësi për ngritjen e bujtinave. Unë përmenda pjesën tashmë kalimin në një nivel tjetër të një nukle tjetër ekonomike, atë të agroturizmit, pasi gjatë kohës që kam vizituar shpesh fshatrat e zonës së Mallakastrës, kam parë që është në planet e fshatarëve të zonës, shumë prej tyre. Kemi shumë familje të kthyera nga emigracioni të cilët me kursimet janë përgatitur që të kenë një investim në agroturizëm, por që kjo do bëhet e mundur duke pasur parasysh se tashmë rruga do të rehabilitohet tërësisht”, u shpreh Balluku. Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i veprave të artit, që janë pjesë e projektit.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 15 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

Belinda Balluku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 13 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 15 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 23 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 28 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.