Aktori i njohur, Florian Binaj: Rama e ka bërë qeverinë si vodka ruse!
Aktori i njohur Florian Binaj duke iu përgjigjur kryeministrit Rama për akuzat ndaj protestës, tha: “E ka bërë qeverinë si vodka, absolute, vetëm ai. E zëmë se kemi marrë lekë nga Rusia për këto protesta, por ato që kanë ikur jashtë shtetit kush i ka sponsorizuar? Rusia? Edhe Putini ka opozitë, e le dhe nuk e pyet. Por ky i joni as e lë e as e pyet. Ftoj të gjithë kolegët e mi që të vijnë këtu te protesta. Kjo është betejë për të vërtetën. Po ushqehemi me gënjeshtra.
E vërteta do të sjellë drejtësi. Ju bëj thirrje të gjithëve të marshojmë ditën e shtunë paqësisht, e të tregojmë që ne nuk na blenë askush. Në gjakun tonë do të jetë dëshira për liri, faleminderit”, tha Binaj.
KOHA JONË SONDAZH

