Akuzat për punësim partiak, qeveria i përgjigjet PD-së

 

artia Demokratike dhe shumë portale mbështetëse të saj dolën me tituj të mëdhenj se disa deputetë të mazhorancës kanë kryer favorizime në punësimin në arsim.

PD dhe portalet e saj akuzonin deputetë si Brrace apo Petrit Vasili se kishin ndikuar në punësime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtyre akuzave ka reaguar qeveria përmes portalit “transparenca.al”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi:

Akuza në fjalë është një tjetër fabrikim që tenton të hedhë baltë mbi reformat e suksesshme në arsim të ndërmarra nga kjo qeveri. Lista e pretenduar nga Partia Demokratike nuk ekziston, ajo mund të prodhohet lehtësisht nga çdo përdorues interneti.

Të gjithë ata që janë të interesuar për mënyrën se si punësohen mësuesit në ciklet e ndryshme arsimore, mund të vizitojnë portalin “Mësues për Shqipërinë” në adresënhttp://mesues.arsimi.gov.al/ ku do të gjejnë të gjitha kriteret, procesin konkurrues, rezultatet, vendet e lira të punës dhe listën e pritjes së atyre që dëshirojnë të punësohen. Të gjithë personat e kualifikuar që kërkojnë të punësohen në arsim, marrin pjesë në një konkurs kombëtar dhe më pas punësohen në bazë të meritës dhe renditjes në konkurrim. Përveç atyre që janë punësuar tashmë, është krijuar një listë pritje dhe sa herë hapet një vend i ri pune apo lirohet një vend ekzistues, mësuesi që punësohet përzgjidhet automatikisht nga lista e pritjes, në bazë të pikëve të marra.

Kjo metodë transparente dhe bazuar tërësisht në meritë nuk lë asnjë hapësirë për të abuzuar me punësimet në sistemin arsimor.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?