Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alarmi i Bankës Botërore/PD: Rama kalon fundjavat në Francë me avion privat, varfëria tek gjysma e popullsisë

Politikë E hënë, 1 Qershor 2020 12:17
Alarmi i Bankës Botërore/PD: Rama kalon fundjavat në Francë me avion privat, varfëria tek gjysma e popullsisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pandemia do të varfërojë edhe më shumë shqiptarët. Banka Botërore ka publikuar një raport të fundit ku analizohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 %, duke shkuar në rreth 40 për qind në skenarin e parë dhe 44 për qind në skenarin e dytë.

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, thotë se shpëtimi është largimi i qeverisë ”Rama 2”. Nga selia blu, Tabaku akuzoi se Rama kalon fundjavat në Francë me avion privat, në një kohë që varfëria po shkon tek gati gjysma e popullsisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Ka vetëm një rrugë për të rikthyer shpresën, të largohet Rama përmes zgjedhjes dhe votës së lirë. Ka vetëm një rrugë për t’i ikur duarve të hajdutit, për t’i ikur taksave të larta dhe kriminale, vjedhjes së pronës dhe sundimit të oligarkëve. Për çdo qytetar që liritë e tij ngushtohen dita ditës, që biznesi i tij ul qepenin, që punën e tij e humbet pasi kriza ka goditur vendin e tij të punës, zgjidhja është e thjeshtë, largimi i RAMAVIRUSIT dhe Oligarkisë nga qeveria si dhe mbajtja e përgjegjësisë për çdo vendim të tyre”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Në 7 vite Shqipëria është bërë një vend më i varfër, më i korruptuar, me taksat më të larta në rajon. Investimet e huaja, punësimi dhe zhvillimi ekonomik nuk janë prioritet i qeverisë, ndërsa qytetarët po vuajtur gjithnjë e më shumë pasojat e krizës ekonomike. Për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit gjigand të qeverisë së Edi Ramës, parashikimet e Bankës Botërore për ekonominë tregojnë për përkeqsimin të situatës. Shqipëria do të kthehet 15 vjet mbrapa, duke përhapur varfërinë tek gati gjysma e popullsisë. Banka Botërore thotë se goditjen më të madhe në vend do ta marrin qytetet dhe shtresa e mesme, pasi varfëria pritet të shkojë rreth 48% duke arritur në nivelet e vitit 2005. Banka Botërore parashikon se gati 1/3 e të punësuarve në Shqipëri, të cilët janë të vetëpunësuar, rrezikojnë të humbasin biznesin dhe të ardhurat e tyre.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Për shkak se qeveria nuk mori masat e duhura dhe lejoi që kriza ekonomike të shndërrohej në epidemi të papunësisë, Banka Botërore paralajmëron edhe rënien e të ardhurave për familjet shqiptare me rreth 12%. Kategoria më e prekur nga braktisja e qeverisë janë të rinjtë, të cilët shikohen si potencial për emigrim të paligjshëm në vendet e zhvilluara europiane. Lënia e qytetarëve në mëshirë të fatit nga Edi Rama tregohet fare qartë nga paketat që ajo vuri në dispozicion për ekonominë.

Duke qenë se paratë me të cilat duhet të siguronte vendet e punës dhe të ruante të ardhura të vazhdueshme për qytetarët, Edi Rama i çoi tek një grusht oligarkësh dhe për tendera luksi, Shqipëria është vendi me ndihmën më të vogël ekonomike në rajon. Tani që flasim, 3 muaj pas shpërthimit të pandemisë, as kjo ndihmë qesharake nuk është shpërndarë plotësisht.

Në kontrast me realitetin, ku mijëra biznese po mbyllen dhe mijëra të tjerë janë në prag falimentimi, Edi Rama kalon fundjavat në Francë me avion privat, duke bërë jetën luksoze të një politikani të korruptuar, që mendon vetëm si të vjedhë dhe të pasurohet. E ardhmja për shtresën e mesme në Shqipëri, që për 7 vjet u masakrua nga taksat e Ramës, është gjithnjë e më e zymtë. Profesionistët e lirë, shtresa e mesme rrezikon të shndërrohet edhe më e varfër si pasojë e taksave të larta dhe krizës ekonomike. Edi Rama edhe në kohë krize përdori pandeminë për të shpërndarë qokat tek 4-5 oligarkë.

Shqipëria varfërohet nga RAMAVIRUSI, ndërsa ai vjedh përditë taksat dhe pronën e shqiptarëve. Vendi ka shtatë vite që tkurret duke u larguar gjithnjë e më shumë qytetarë, ndërsa kryeministri tallet dhe përbuz shqiptarët. Ka vetëm një rrugë për të rikthyer shpresën, të largohet Rama përmes zgjedhjes dhe votës së lirë. Ka vetëm një rrugë për t’i ikur duarve të hajdutit, për t’i ikur taksave të larta dhe kriminale, vjedhjes së pronës dhe sundimit të oligarkëve. Për çdo qytetar që liritë e tij ngushtohen dita ditës, që biznesi i tij ul qepenin, që punën e tij e humbet pasi kriza ka goditur vendin e tij të punës, zgjidhja është e thjeshtë, largimi i RAMAVIRUSIT dhe Oligarkisë nga qeveria si dhe mbajtja e përgjegjësisë për çdo vendim të tyre.

Etiketat e lidhura

banka boterorejorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 11 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 21 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 22 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 24 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.