Albana Vokshi: Po rikthehemi te burgjet e “Enverit”
Albana Vokshi:Po rikthehemi te burgjet e “Enverit
Deputetja Albana Vokshi dhe njëkohësisht kryetarja e komisionit parlamentar për Punën,Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë, del kundra modelit që qeveria do të sjellë për sa i përket ligjit për një juri qeveritare për vlerësimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile.
Deputetja ka shtruar pyetjen se do të jetë Këshill Kombëtar për Shoqërinë Civile apo Këshill Kombëtar të Shoqërisë Civile?
Në një status në facebook, znj.Vokshi ka thënë se: "Ashtu si në rastin e ligjit të Lustracionit, qeveria vodhi draftin e shoqërisë civile, e ndryshoi sipas qejfit dhe interesave të saj dhe paturpësisht e prezantoi ate si të sajën.Vetë titulli, një rreng, tallje, mungesë respekti, fyerje, poshtërim për shoqërinë civile. Modeli që qeveria në relacion thotë që është ai kroat, është mashtrim. Avokati i Popullit, Komisionerja për diskriminimin, dhe pothuajse të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të ftuar në dëgjesë në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, folën në një zë kundër modelit të propozuar për Këshillin që duhet të ishte i tyre. Sugjerimet e tyre përmblidhen në atë që Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile duhet të funksionojë i pavarur nga Këshilli i Ministrave apo nga struktura si AMSHC që sot janë ndër institucionet që kanë abuzuar më shumë me fondet e buxhetit të shtetit të programuara për shoqërinë civile".
Deputetja ka rënditur në disa pika, disa arsyet pse ky model nuk duhet të vijë në zbatim, të projektohet sepse:
1- Me një përbërje dominuese qeveritarësh dhe njerëz të institucioneve publike, të kryesar nga Ministri
2- Mbledhjet do zhvillohen në godinën e Kryeministrit
3- Nuk do të ketë web më vete
4- Nuk do kenë buxhet dhe ambente me vete
5- E sigurisht s’kishte si të ishte ndryshe: AMSHC do jetë sekretariat.
Vokshi shprehet se ligji nuk krijon asnjë premisë për një monitorim të pavarur dhe me sens kritik nga ana e shoqërisë civile. Arsyetimin e saj Vokshi e lidh dhe me rastin e ish-drejtuesve të G99 dhe Mjaft, në lidhje me fondet publike për shoqërinë civile. Nëse shoqëria civile hyn në kryeministri, shprehet deputetja Vokshi nuk ka më liri mendimi dhe fjalë, të gjitha të kontrolluara dhe të censuruara.
R.Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

