Aleks Soros darkon me kryeministrat e Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Presidentin serb

Edhe sonte në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor ndodhet Aleks Soros. Ai është trashegimtari i multimiliarderit të madh botëror, George Soros.

Soros njihet për shoqeritë e hapura në vendet problematike me demokracinë. Edhe në Shqipëri ka ndihmuar dhe kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e shoqerisë civile.

Ndërkohë sonte Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka shtruar një darkë në Ohër me liderët e vendeve që janë pjesë e nismës “Ballkani i hapur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrin pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç që në samit është si vëzhgues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tavolinën kryesore ku duhen kryeministrat dhe presidenti serb është edhe Aleks Soros.

Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë shumë mik Sorosin e ri, aqsa Aleksi shkruan me superlativa për Tiranën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?