FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aleksandër Meksi uron 26 vjetorin e themelimit të PD-së: Në datën 12 u shpall te Sheshi “Demokracia”

Një figurat historike të Partisë Demokratike, Aleksandër Meksi ka përshëndetur sot 26 vjetorin e themelimit të partisë së parë opozitare e regjimit komunist. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Meksi shprehet se besimi për një Shqipëri demokratike, të përparuar dhe evropiane, që ishte dhe ëndrra e themeluesve dhe mbështetësve të kësaj partie, një ditë të realizohet.

“Të dashur miq e dashamirë demokrat ! Ju uroj 12 dhjetorin ditën e themelimit të PARTISË DEMOKRATIKE ! PD lindi si një Parti opozitare e regjimit komunist, duke synuar një Shqipëri demokratike, të përparuar dhe europiane. Uroj e shpresoj që ëndrra e themeluesve dhe mbështetësve të saj një ditë të realizohet!”- shkruan ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

Por duke iu përgjigjur interesimit të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, lidhur me datën e themelemit të PD-së, Meksi shkruan se data 12 është dita e shpalljes së PD-së në Sheshin “Demokracia”, në Qytetin Studenti. Ndërsa, PD si parti politike është regjistruar në datën 19 dhjetor, sqaron më tej Mesksi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faktin, dt. 12, e dinë ata që e themeluan. Atë ditë u bë dhe shpallja në mitingun e sheshit Demokracia. U regjistrua më 19, pasi doli ligji dhe u dorëzuan dokumentat e kërkuara”- sqaron Meksi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?