Fadromat te biznesmeni Irfan Hysenbelliu/Alfred Peza: Urdhër i kryeministrit Rama. Shteti po prish “Prestige Resort”
Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së Territorit mëngjesin e sotëm kanë shkuar pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, ku duket se po prishin pishinën e këtij resorti. Fadromat po shkatërrojnë pishinën.
Ish-deputeti i PS, tashmë drejtor i “Panorama” (pronë e Irfan Hysenbelliut), gazetari Alfred Peza thotë se ky është drejtpërdrejt sulm i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Më tej, Peza tha se kjo ndërhyrje është e paligjshme dhe pamje e shëmtuar në mes të sezonit turistik.
Peza pohoi se drejtori i IKMT-së, Ajet Zyberaj dha dorëheqje pikërisht pasi ishte kundër zbatimit të këtij vendimi të paligjshëm.
“Në këtë vend, nesër ishte llogaritur të bëhej një dasmë amerikane. Janë 100 qytetarë shqiptaro-amerikan që do të bënin martesën e tyre. Kjo është çmenduri, që në kulimin e sezonit, ky resort ishte plot. Ka ardhur kryeministri, janë bërë shumë takime të ministrave të Brendshëm apo të Turizmit, për turizmin. Në një kohë nga Velipoja deri në Konispolit ka ndërtime pa leje. Ish-drejtori i IKMT dha dorëheqje se nuk pranoi të zbatojë vendimin. Vendimi i parë i Biçit, me sy mbyllur, ishte politik që bëhet ndaj pronarit të mediave te Irfan Hysenbelliut, është urdhër direkt i Edi Ramës. Jam marrë personalisht me këtë çështje, që kjo çmenduri mos të ndodhte, pasi është në shkelje flagrante të ligjit. Sapo ndërrohet kryeinspektorja, më bën të mendojë se urdhri është dhënë direkt nga kryeministri Edi Rama.”, tha Peza.



Statusi i Erisa Xhixhos:
Një shtet me sjellje gangsterësh që dëmton biznesin në mes të sezonit turistik.
Një shtet që në mënyrë të paligjshme tmerron jo vetēm turistët e huaj e vendas, por hedh në rrugë punëtorët që ushqejnë fëmijët me punën në këtë biznes.
“Më mirë skllave në Europë se qytetare në këtë vend”, thotë një pushuese emigrante.
Kaq mjafton për të kuptuar sa të pajetueshëm e ka bërë këtë vend kjo qeveri banditësh.
Çdo koment tjetër është i tepërt!
Dëgjoni fjalët e kësaj zonje.
KOHA JONË SONDAZH

