Alibeaj në Shkodër: PD në rrugën pa kthim për të qenë parti e vlerave perëndimore si alternativë e djathtë

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaron se PD është në rrugën pa kthim për të qenë parti e vlerave perëndimore si alternativë e djathtë.

Alibeaj ka publikuar foto nga takimi elektoral në Shkodër, teksa thekson se zgjedhjet e 14 majit janë guri i themelit i kësaj rruge pa kthim.

“Me demokratët e Shkodrës për të vazhduar në rrugën tonë të drejtë. Atë të një Partie Demokratike perëndimore, të vlerave të lirisë dhe demokracisë. Parti e cila padyshim do të jetë nesër alternativa e djathtë qeverisëse. Një e djathtë moderne dhe e çliruar nga e mëkatet e së shkuarës. Zgjedhjet e 14 majit janë guri i themelit i kësaj rruge pa kthim”, shkruan Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?