Alibeaj: Në shtetin e Ramës nëse vjedh 430 mln euro shëtit i lirë, por nëse bën detyrën përfundon pas hekurave

Kryetari i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për arrestimin e kryetarit të ish të përndjekurve politikë në Mirditë, Kol Nikolli.

Në reagimin e tij, Alibeaj thotë se në shtetin e kryeministrit Rama, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave.

Reagimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndalimi në kufi si një kriminel, i një personaliteti që përfaqëson të përndjekurit politikë, familjarisht te persekutuat nga komunizmi, siç është rasti i Kol Nikollit, është padyshim prova që ky pushtet është kundër qytetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vend që të ndalojnë ata që me aferën e inceneratorëve vodhën 430 milion euro, ndalojnë Kol Nikollin, vetëm se pretendohet se ka dalë krah qytetarëve të vet që ngritën zërin për rritjen e çmimeve.

Pra, në shtetin e Edi Ramës, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave.

PD i kërkon autoriteteve të lirojnë menjëherë kreu e shoqatës së të përndjekurve politikë Kolë Nikolli dhe ti kërkojnë falje publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?