Alibeaj: Tahiri kërcënon Ramën se do ta tërheqë zvarrë në ferr nëse e lëshon

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Rama se në 6 muaj ka shkatërruar provat që implikonin ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në trafikun e drogës. Ai e cilësoi dorëheqjen e Tahirit si një teatër me regjizor Edi Ramën, por nuk u mjaftua me kaq.

“Dy ditë pasi Tahiri, me marrëveshje me Ramën hoqi dorë nga nga mandati i deputetit ai vazhdon të jetë i lirë. Pak orë pas këtij episodi të serialit kriminal qe Rama, gjatë gjithë qeverisjes së tij po luan më Shqipërinë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, nuk është aspak i gëzuar për suksesin e mashtrimit dhe hirit në sy që kërkon t’i hedhë botës mbarë. Si Ponc Pilati kërkoi që tashmë të hiqte nga kurrizi barrën e rëndë të njollës së zezë që i ka vënë vendit dhe të ardhmes së tij. E në fakt ka 6  muaj që ethet e kanë zënë. Ka 6 muaj që, tamam në një mërrëdhnënie mes mafiozësh, kur ai lëshon ST dhe ST kërcënon ER se do ta tërheqë zvarrë atë ne ferr nëse e lëshon, bërin gjithcka për të shpëtuar lëkurën e vet”,tha ndër të tjera deputeti i PD-së, Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?