Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:21 Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë Shtëpia e Bardhë ka nominuar Mikhail Bogacheku-n për ambasador të SHBA-së në Kosovë. “Mikhail Bogachek, nga Florida, do të jetë ambasador i jashtëzakonshëm dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alibeaj: Vendi u kanabizua me lejen e Ramës, 1 mijë e 400 herë PD-ja ka denoncuar Tahirin

Politikë E hënë, 5 Korrik 2021 15:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Regjimi që sot mban peng Shqipërinë, kriminalizoi policinë, duke e kthyer në rojtare të parcelave të kanabisit dhe punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë”. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj, i cili hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kanabizoi vendin. Po ashtu ai tha edhe se më shumë se 1 mijë e 400 herë Partia Demokratike ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet me organizatat kriminale dhe trafikun e drogës. ”Falë operacionit të Antimafias Italiane, shohim përsëri se pas kushërinjve të Saimir Tahirit, që me bekimin e ministrit dhe me makinën e tij trafikuan miliona euro hashash dhe se milionat eurove përdoreshin për blerjen e zgjedhjeve, radhën për të tronditur opinionin publik e kanë shoqëruesit e Saimir Tahirit”.

Deklarata e plotë

Operacioni i nisur nga Antimafia Italiane ka konfirmuar edhe njëherë se kanabizimi i vendit, kthimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Europës, ishte një projekt ogurzi nëpërmjet të cilit regjimi që sot mban peng Shqipërinë, kriminalizoi policinë, duke e kthyer në rojtare të parcelave të kanabisit dhe punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë, kriminalizoi institucionet, kriminalizoi ekonominë me pastrimin e parave të drogës dhe shkatërroi në mënyrë sistematike zgjedhjet, duke përdorur paratë e pista për të blerë vota.

Më shumë se 1 mijë e 400 herë Partia Demokratike ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet me organizatat kriminale dhe trafikun e drogës. Po kaq herë Saimir Tahiri është mbrojtur nga Edi Rama si “kampion i luftës ndaj krimit”. Koha na dha të drejtë. Sot para syve të shqiptarëve dhe botës mbarë, falë operacionit të Antimafias Italiane, shohim përsëri se pas kushërinjve të Saimir Tahirit, që me bekimin e ministrit dhe me makinën e tij trafikuan miliona euro hashash dhe se milionat eurove përdoreshin për blerjen e zgjedhjeve, radhën për të tronditur opinionin publik e kanë shoqëruesit e Saimir Tahirit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Veprimet e tyre dëshmojnë se si, me urdhër politik, i gjithë shteti ishte vendosur në shërbim të trafikut të drogës, nga mbrojta e parcelave, te ngarkimi i gomoneve deri te fikja e radarëve. Fatkeqësisht, ndryshe nga sa deklaroi policia, shoqëruesit e Tahirit Agustin Deda dhe Hekuran Marku, nuk janë nën arrest. Arsyet për këtë janë të vetëkuptueshme. Arrestimi i tyre ekspozon Tahirin dhe Ramën. Ky mashtrim i kryer për të mbrojtur urdhëruesit e kanabizimit të vendit, nuk është as i pari dhe as nuk do të jetë i fundit. Por përsëri koha do t’i jap të drejtë Partisë Demokratike, sikurse na ka dhënë të drejtë për një tjetër mashtrim publik, atë të radarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të tre mashtruan për fikjen me porosi të radarëve. Sikurse dëshmon hetimi i antimafias italiane, radarët e një shteti anëtar të NATO-s janë fikur në shërbim të trafikut të drogës dhe fikja e tyre shpërblehej me 15 mijë euro.
Përballë hetimit të nisur nga Antimafia Italiane, Rama hesht. Hesht sepse çdo gjë që ka ndodhur në vitet e kanabizimit të Shqipërisë është bërë me lejen e Edi Ramës. Nëse nuk do të ishte kështu, Rama nuk do të kishte votuar në Parlament për të mos i dhënë leje prokurorisë për të arrestuar Saimir Tahirin në vitin 2017.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 13 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Nëse nuk do të ishte kështu, Rama nuk do të kërcënonte, transferonte, hiqte nga puna dhe burgoste oficerët e policisë që denonconin lidhjet e politikës me trafikun e drogës, si në rastin e Dritan Zaganit.

Nëse nuk do të ishte kështu, pra nëse kryeministri nuk do të lejonte që me urdhër politik shteti të kthehej në një ndërmarrje të prodhimit të hashashit, Shqipëria e vogël nuk do të renditej e para në Europë dhe e gjashta në Botë për prodhimin e hashashit, sikurse tregojnë edhe raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Nëse nuk do të ishte kështu, Edi Rama nuk do të lejonte pastrimin e parave të drogës në përmasat e tmerrshme që ka marrë në Shqipëri, duke kapur shifrën 1.6 miliardë euro pikërisht në vitet e lulëzimit të kanabisit në mbarë vendin, sikurse tregon raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar.

Për çdo shqiptar e vërteta është fare e qartë, asgjë nuk ka ndodhur pa lejen e Edi Ramës. Kësaj të vërtetë nuk mund t’i shmanget as SPAK, i cili duhet të hetojë sa më parë përfshirjen e ministrave, zyrtarëve të lartë dhe vetë Edi Ramës në projektin politik të kanabizimit të vendit dhe dorëzimin e Shqipërisë në duart e trafikantëve të lidhur me politikën.

Partia Demokratike ka denoncuar me fakte se modeli i regjimi i ndërtuar nga Edi Rama i ka rrënjët te fushat e kanabisit, te trafiku i drogës, te futja e kriminelëve në politikë dhe te vjedhja e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin. Ne nuk jemi dorëzuar përballë këtij regjimi, në nuk do dorëzohemi deri ne çmontimin e tij!

Prandaj, bashkë me shumicën e shqiptarëve dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar, ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë zhbërjen e këtij modeli që shkatërron institucionet dhe me paratë e krimit vret demokracinë.

Etiketat e lidhura

drogaedi ramaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Tani

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 20 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.