Ambasada gjermane hap sektorin e dhënies së vizave

Ambasada Gjermane ka njoftuar hapjen e sektorit të vizave dhe pasaportave me kapacitet të kufizuar.
“Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime”, sqaroi ambasada.
Ambasada shton se këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesvee dhe të punonjësve.
“Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse”, përfundon njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?