Ambasada holandeze në Tiranë: Nisim projektin e dytë për hetimet, mbështesim punën e jashtëzakonshme të SPAK-ut

Ambasada e Holandës në Tiranë, shpreh mbështetjen për SPAK, duke theksuar angazhimin e përhershëm për forcimin e sundimit të ligjit. Në një postim në Facebook, thuhet se mbështetja realizohet përmes programit MATRA, ndërsa njofton edhe projektin e dytë të zbatuar nga CILC.
Ky projekt thekson ambasada, do të ofrojë mbështetje në hetimet financiare dhe ndajen e ekspertizës holandeze për të plotësuar më tej praktikat e vendosura të SPAK.
”Holanda, nëpërmjet Programit MATRA, vazhdon të mbështesë SPAK-un në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit ligjor.
Jemi të lumtur të njoftojmë nisjen e projektit tonë të dytë të zbatuar nga CILC, i fokusuar në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar në hetimet financiare dhe ndarjen e ekspertizës holandeze për të plotësuar më tej praktikat e vendosura të SPAK.
Ne e njohim dhe vlerësojmë punën e jashtëzakonshme që ka bërë SPAK dhe me dy projekte në vazhdim, mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tone”,-thuhet në reagimin e ambasadës holandeze në Tiranë.