Ambasadori i Austrisë kundër paketës antishpifje: Media duhet të jetë e lirë

Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Christian Steiner, nga Elbasani dha një mesazh të qartë për qeverinë shqiptare, kur deklaroi se liria e shtypit është një e drejtë themelore. “Unë personalisht mendoj se liria e shtypit është një element shumë i rëndësishëm i Kushtetutës së vendit dhe mendoj se e gjitha është një proces. Liria e shtypit është një e drejtë themelore”,- tha Christian Steiner.

Mesazhin e bëri më të qartë, kur përfaqësuesi i Austrisë ritheksoi qëndrimin e komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatovic. Ashtu si Brukseli zyrtar edhe ambasadorët e vendeve të BE në vendin tonë e shohin me shqetësim paketën anti shpifje të propozuar nga qeveria shqiptare.

Kjo e fundit është shprehur e shqetësuar dhe kërkoi ndërhyrje urgjente për përmirësimin e paketës së qeverisë, pasi disa nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve./oranews

Lexoni edhe…

SHKARKO APP