Ambasadori i OSBE: Emigracioni nuk zgjidhet me mure
Edicioni i 11-të i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut sjell në krye të jurisë ambasadorin në detyrë të prezencës së OSBE në Tiranë, Robert Wilton.
Në një intervistë ai tregon disa nga risitë e festivalit ndërsa ndalet të komentojë situatën e moszbatimit të të drejtave të njeriut në vendin tonë.
Sipas Wilton, ky festival vjen me dy mesazhe që lidhen drejtëpërdrejtë me krizën e emigrantëve në Europë për të cilën thotë se barrierat e sigurisë nuk janë zgjidhje.
“Kjo është temë tepër e prekshme në këtë moment. Është sfida më e madhe. Si ballafaqohemi me cështjen e emigrimit ne Europë. Ballafaqohemi me muret apo me mirëseardhjet. Sfida e migracionit zgjidhet me komunikim dhe me dyer të hapura dhe jo me mure”, tha ai.
Duke u ndalur tek respektimi i të drejtave të njeriut në Shqipëri, ambasadori në detyrë i prezencës së OSBE, Robert Wilton thotë se problem mbetet moszbatimi i ligjit.
“Përgjithësisht në Shqipëri, korniza ligjore nuk është keq. Problemi në tërësi është zbatimi dhe në shumë fusha të ndryshme moszbatimi i ligjeve. Më duket që filmi është një medium më efikas për të zbuluar idenë e drejtësisë”, tha më tej ambasadori i OSBE, për Ora News.
KOHA JONË SONDAZH

