Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.5…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori i OSBE-së: Jemi partner kyç drejt zgjedhjeve të 25 prillit

Intervista E premte, 22 Janar 2021 15:30
Ambasadori i OSBE-së: Jemi partner kyç drejt zgjedhjeve të 25 prillit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është partnerja kryesore e Shqipërisë në procesin zgjedhor që do të kulmojë me zgjedhjet politike të 25 prillit. Këtë e pohon në një intervistë për “Agenzia Nova” ambasadori i OSBE-së në Tiranë, italiani Vincenzo Del Monaco, i cili e mori detyrën në tetor 2020, në fund të Kryesisë shqiptare të Radhës të organizatës ndërkombëtare me qendër në Vjenë. “Përparësitë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri janë ato të Kryesisë së tanishme suedeze të OSBE-së, të zbritura në rrafshin vendor dhe, për zbatimin e tyre, mund të mbështetemi te suksesi i Kryesisë shqiptare që sapo u mbyll”, thotë ambasadori, duke theksuar rëndësinë e punës së OSBE-së me autoritetet shqiptare, në kuadër të zgjedhjeve të rëndësishme të 25 prillit, punë kjo që realizohet “përmes një sërë nismash shumë konkrete që përfshijnë institucionet, shoqërinë civile dhe pakicat, duke punuar krah për krah me Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), që drejtohet prej pak ditësh nga Matteo Mecacci, si edhe me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së”.

Duke përmendur përparësi të tjera të përfaqësisë së OSBE-së të drejtuar prej tij, Del Monaco sjell në vëmendje edhe “mbështetjen për reformat në fushën e drejtësisë, përqendrimin te barazia gjinore dhe liria e medias. “Do të përmendja luftën kundër korrupsionit, me një projekt të mbështetur nga Italia dhe deklaratën e miratuar në Këshillin Ministror të OSBE-së, në Tiranë, 3 dhjetorin e kaluar. Do të shtoja bashkëpunimin e ngushtë që kemi me Kuvendin e Shqipërisë, pa harruar punën për temat më “klasike” të sigurisë, si lufta kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit, me një dimension të fortë rajonal, në sinergji me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ambasadori Del Monaco i përgjigjet, më pas, pyetjes për ndryshimet në ligjin zgjedhor, të cilat do të zbatohen gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021. “Prezenca e OSBE-së ndihmoi dhe përshëndeti marrëveshjet politike që bënë të mundur ndryshimin e legjislacionit zgjedhor dhe pasqyrimin në të të pjesës më të madhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Risi të rëndësishme këto, që kanë përditësuar kornizën rregulluese të procesit zgjedhor, në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thotë Del Monaco. “Mes risive kryesore do të përmendja ndryshimin e strukturës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, futjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve, pilotimin e votimit elektronik në disa pjesë të vendit, mundësinë e votës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, përmirësimin e mekanizmave për barazinë gjinore, disiplinimin e financimeve private të fushatës zgjedhore dhe votimin preferencial me lista të hapura”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm, javët e fundit në Shqipëri, ishte zgjedhja e 7 prej 9 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke e ribërë kështu atë funksionale pas gati tri vitesh ngërçi, në kuadër të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve që kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare. “Gjykata Kushtetuese është që tani në gjendje të ushtrojë funksionet, por shpresojmë se i gjithë kolegji me 9 gjyqtarë të mund të plotësohet sa më shpejt të jetë e mundur, pse jo edhe përpara zgjedhjeve të prillit”, deklaron Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. “Përparësitë e Gjykatës janë ato të treguara në mënyrë të përsëritur nga institucionet shqiptare dhe shoqëria civile, duke filluar me shqyrtimin progresiv të çështjeve në pritje. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me Gjykatën,” shton ai. Sipas ambasadorit Del Monaco, “është fakt që reforma në drejtësi gëzon një mbështetje të fortë nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa kuptohet se secili prej rezultateve të arritura deri më tani nga vendi është fryt i vullnetit dhe vendosmërisë shqiptare. Reformat, për shkak të kompleksitetit, shtrirjes dhe besueshmërisë së tyre, nuk mund të mos marrin kohë. Merrni, për shembull, procesin përmes të cilit përzgjidhen gjyqtarët, të ashtuquajturin ‘vetting’”, vëren diplomati ndërsa i përgjigjet pyetjes në lidhje me perspektivat e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE. “Prezenca është këtu për të ndjekur angazhimet në kuadër të OSBE-së dhe për të mbështetur përparësitë shqiptare. Delegacioni i BE-së në Tiranë është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, në fusha përparësie të interesit të përbashkët, për të cilat kemi vendosur një bashkëpunim të frytshëm dhe të hapur, sipas mandateve përkatëse. Perspektiva e negociatave me BE-në është një ekuacion që, padyshim, përbëhet nga një mori faktorësh, ndër të cilët përparimi i dukshëm i reformave gjyqësore është thelbësor. Përmenda funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, por mund të përmend prokurorinë e posaçme të porsakrijuar për luftën kundër korrupsionit (SPAK) e të tjera”.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Në intervistën me “Agenzia Nova”, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri shpjegon shkurtimisht, më pas, metodat e punës së organizatës ndërkombëtare me seli në Vjenë. “OSBE-ja qe organizata e parë e sigurisë që konceptoi dhe vuri në zbatim parimin gjithëpërfshirës të sigurisë, të riafirmuar nga vendet pjesëmarrëse në një sërë dokumentesh dhe vendimesh, duke filluar me Aktin Final të Helsinkit”, thotë Del Monaco, ndërsa flet për “një qasje revolucionare ndaj sigurisë, nga ku buron puna jonë e përditshme përmes Tri Dimensioneve (politiko-ushtarak, ekonomik e mjedisor, dhe njerëzor), të cilave u kushtohet e njëjta rëndësi. Shtoj këtu se shumica e projekteve tona kanë natyrë shumëdimensionale, në to punojnë së bashku departamente të ndryshme të Prezencës së OSBE-së, duke konfirmuar kështu qasjen e integruar në çështjen e sigurisë”.

Një aspekt tjetër, që karakterizon në mënyrë të pashmangshme, në këtë fazë, punën e OSBE-së në vendin ballkanik, lidhet me emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga pandemia COVID-19. “Prezenca e OSBE-së tregoi që është një partnere e besueshme e Shqipërisë që në fazat e hershme të pandemisë: për shembull, duke dhuruar pajisje për policinë dhe pikat e kalimit kufitar; duke shpërndarë pako emergjence për grupet më të rrezikuara; duke i ofruar ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë, në bashkëpunim me UNICEF-in, lidhur me udhëzimet për mbrojtjen e fëmijëve; si edhe duke ndihmuar Kuvendin e Shqipërisë për dixhitalizimin e punimeve”, thotë Del Monaco, sipas të cilit OSBE-ja mund të ndihmojë në drejtimin e rimëkëmbjes pas pandemisë edhe nga këndvështrimi i qëndrueshmërisë. “OSBE-ja është edhe një platformë për dialog, brenda së cilës Shtetet Pjesëmarrëse shkëmbejnë praktikat më të mira, përfshirë këtu edhe për temën e sigurisë mjedisore. Ne përveshim mëngët edhe në terren, duke punuar krah për krah me autoritetet kombëtare për të forcuar kapacitetet e monitorimit, promovimit dhe zbatimit të politikave, sipas dispozitave për zhvillim të qëndrueshëm”, përfundon ambasadori.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 43 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 44 minutash

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius
Para 44 minutash

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 9 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 17 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 8 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.