Ambasadori Soreca: Ka disa dosje të rëndësishme! Është urgjente që procesi i Vetting-ut të përfundojë
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, foli për reformën në drejtësi në konferencën me temë “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”.
Në fjalën e tij, kryediplomati i BE tha se duhen trajtuar disa dosje të rëndësishme, edhe me mbështetjen e qeverisë.
Sipas tij, Vettingu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë sa më shpejt, duke shtuar se Reforma në Drejtësi duhet të jetë e pakthyeshme.
“Reforma ishte thelbesore për Shqipërine dhe po jep rezultatet e para. SPAK ka çuar në gjykatë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese dhe po heton 23 të tjerë.
Reforma ne drejtesi duhet të përfundojë dhe institucionet e reja duhet të tregojne lidership. Ka disa dosje të rëndesishme që duhen trajtuar. Qeveria ka detyren t’ju mbeshtesë. Është urgjent qe procesi i vettingut të përfundojë sa më shpejt, por duke ruajtur integritetin e procesit. Kjo do të doje zgjatje të na mandatit të anëtarëve të KPK dhe komisionereve. Reforma duhet te jetë e pakthyeshme.
Vetingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit te organeve të Vettingut. Konsolidimi i Reformes ne Drejtesi duhet te jete kryefjale.
Reforma në Drejtësi po sjell rezultate konkrete, të cilat ishin të paimagjinueshe, p.sh 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu, përfshirë ish-gjyqtarë të Gjykatës së Larte dhe asaj Kushtetuese. Reforma në Drejtësi është dhe do të mbetet prioritet kyç për BE. Deri më tani janë investuar 55 mln euro për Reformën”, tha ambasadori Soreca.