Pas takimit me Gjiknurin në PS, Yuri Kim takon Alibeajn tek Kryesia e Kuvendit
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, u bë dy ditë që iu është rikthyer aktiviteteve intensive, pasi ishte zhdukur nga vëmendja e medias që kur shpërtheu skandali Rama-McGonigal.
Ambasadorja amerikane ka shkuar paraditen e sotme në selinë e PS, ku ka zhvilluar një takim me Damian Gjiknurin.
Menjëherë pas këtij takimi, ambasadorja Kim ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillojë një takim me Enkelejd Alibeajn. Ky takim vjen menjëherë pas bisedimeve të zhvilluara në selinë e PS-së, mes ambasadores amerikane dhe Damian Gjiknurit.