Ambasadorja e SHBA paralajmëron nga Durrësi: Nga fundi i ditës do t’ju them më shumë për personat e inkriminar në zgjedhje

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar nga Durrësi se do të ketë zhvillime të reja, në lidhje me ndalimin e personave për të mos kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo është shprehur për gazetarët se po vazhdojnë bisedimet, duke e lënë enigmë se për çfarë.

Ambasadorja Kim tha se do të ketë të reja, pasi është duke punuar me këtë çështje, ndërsa u kërkoi shqiptarëve që të votojne emrat e pastër.

“Jam duke vijuar bisedimet për këtë çështje që është e rëndësishme dhe nga fundi i ditës do ju them më shumë”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka deklaruar nga Durrësi se gabohen të gjithë ata që besojnë se nuk po funksionon reforma në drejtësi. Ajo theksoi se reforma do bëhet funksionale hap pas hapi dhe shembulli më i freskët është aksioni i sotëm i SPAK në Krujë.

Ambasadorja amerikane ka kryer një vizite në port ku ka takuar drejtuesit e tij, policisë dhe doganës. Ajo shtoi se SHBA janë të interesuara për të punuar me partnerë që luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Gjatë vizitës në port ambasadorja Kim ka parë edhe sheshin ku do të dislokohen trupat që do të vijnë në kuadër të stërvitjes ‘Defender 21’, e cila konsiderohet si një nga stërvitjet më të mëdha që zhvillohen në Ballkan.

SHKARKO APP