Ambasadorja franceze: Azilkërkuesit prishën imazhin e Shqipërisë
Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak ka deklaruar nga Shkodra, se azilkërkuesit prishën imazhin e Shqipërisë. Sipas saj pati një reaksion zinxhir lidhur me azilkërkuesit, ndërsa shtoi se shqiptarët kanë tejkaluar numrin e pritshëm.
“Azilkërkuesit shqiptarë kanë tejkaluar numrin e pritshëm. Kërkesat shqyrtohen sipas rasteve individuale. Jo të gjithë përfitojnë azil pasi janë shkelur të drejtat e azilkërkimit. Pati një reaksion zinxhir që prishi dhe imazhin e Shqipërisë” – tha Ambasadorja franceze.
Deklaratat ambasadorja i bëri gjatë vizitës që diplomatët e BE kanë zhvilluar në Shkodër në kuadër të javës së Europës. Franca është një nga tre vendet skeptike për hapjen e negociatave së bashku me Gjermaninë dhe Holandën.

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin nga Shkodra ka folur për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave.
Shefja e diplomacisë europiane në Shqipëri tha tha se rekomandimi është vetëm fillimi, pasi ka ende shumë për të bërë në forcimin e ligjit, në rritjen e cilësisë së jetës dhe standardit të sigurisë ushqimore.
Këtë tha Vlahutin duhet ta bëjë qeveria dhe të zgjedhurit, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të mos rreshtin në llogaridhënien ndaj tyre.
Një ditë më parë po nga qyteti i Shkodrës, Vlahutin tha se populli shqiptar e meriton anëtarësimin në familjne Europaine.
KOHA JONË SONDAZH

