FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadorja Kim: SHBA përkrah Shqipërisë. 50 mln dollarë mbështetje kundër sulmeve kibernetike

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka deklaruar se SHBA do vijojë të mbështesë vendin tonë në përballimin e sulmeve kibernetike.

“SHBA ka punuar përkrah Shqipërisë së bashku me aleatët tanë duke reaguar ndaj Iranit për sulmet kibernetike. Është e qartë që Shqipëria dhe SHBA duhet të identifikojnë mbrojtjen e përbashkët. Janë plot 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike për Shqipërinë. Ky është vetëm fillimi i asistencës dhe nuk është e gjitha. Që në 2017-ën kemi nisur ndihmën me sektorin e energjisë. Po punojmë edhe me sektorin privat. Ne s’mund të bëjmë mbrojtjen tuaj, por jemi pranë jush për t’ju ndihmuar”, tha ajo në një konferencë për sigurinë kibernetike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?