Ambasadorja Kim viziton Tropojën

Në prag të largimit ambasadorja amerikane Yuri Kim është rikthyer në Tropojë, në një turne takimesh e falënderimesh me qytetarët.

Ambasadorja Kim u takua me disa fëmijë veshur me kostume popullore dhe konsumoi edhe një kafe në një nga lokalet e qytetit me qytetarët e pranishëm.

E pyetur për arsyen e kësaj vizite ajo deklaroi: “Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vij në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time. Pas 3 vitesh e gjysmë në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim. Kam ardhur në Tropojë, në Bajram Curri, për të shprehur respektin tim dhe për të thënë faleminderit,” ka deklaruar ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?