Amnistia/ Manjani: Klosi të mbajë premtimin për të liruarat nga burgu, kanabisi s’është opsion
Dita e sotme ka shënuar edhe hapjen e dyerve të burgjeve për 731 të dënuar që kanë përfituar nga amnistia, ligj i cili u miratua në fund të sesionit të shkuar parlamentar.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, dhe një nga nismëtarët kryesorë të ligjit të amnistisë së të burgosurve, ishte sot në burgun e gravë në Tiranë, në zonën e “Ali Demit” ku hapi dyert për 10 gratë që përfituan nga ligji I amnistisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Manjani uroi të gjithë ata të dënuar që sot lënë qelitë e tyre, që të shijojnë sërish lirinë.
Manjani dha edhe një mesazh për të gjithë shoqërinë shqiptare, që të presë krahëhapur këta të dënuar dhe tu japë mundësinë që të riintegrohen në shoqëri, pas vuajtjes së dëimit të tyre për fajet që kanë bërë.
“Kam kënaqësinë që të jem sot tek institucioni i vuajtjes së dënimit për gra. E zgjodha jo pa qëllim për të hapur derën për amnistinë, ligj që u nis nga ne. Uroj ta shijojnë të gjithë këtë liri. Uroj për të gjithë shoqërinë shqiptare. Të gjithë këta që do të dalin sot, janë krejtësisht të mundur për tu riintegruar në shoqëri, dhe kanë vuajtur dënimin për fajet që kanë bërë. Kjo është ftesa ime për të gjithë shoqërinë shqiptare. Po flasim për punë të ligjshme, se kanabisi dhe punë të tjera nuk tolerohen.” tha në fjalën e tij Manjani
KOHA JONË SONDAZH

