Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:04 Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bejtja, Ramës: Mos shko or trim!

Forum E diel, 26 Shtator 2021 16:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bejtja – Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se një pjesë e militantëve fanatikë të partisë Socialiste nuk kanë për tu bindur kurrë juridikisht, duhet të jetë një festë për qytetarët normalë të këtij vendi, sepse në fund të fundit është një apel për normalitet dhe dialog.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky vendim është i barabartë me 1000 letra me titullin ‘kur do flasim’, ne rastin konkret ‘kur do flisni’. Edhe pse ky vendim në vetvete e zhvendosi aksin e përgjgjësisë më shumë tek mazhoranca se tek opozita, nëqoftëse je dashnor i dialogut nuk ka fare rëndësi në cilin pozicion ndodhet ky aks përgjegjësie:

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 17 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 17 orësh

Përgjegjësia bëhet zero kur ti ke vullnetin për t’u ulur dhe për të vënë bërrylat mbi tavolinë. Pra nëqoftëse ky vendim shikohet pa komplekse dhe pa paranoja, mund të jetë dobiprurës jo vetëm për njërën apo tjetrën palë të përfshirë në konflikt, po për të gjithë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A, nëqoftëse je dashnor fake i dialogut, kjo është çështje tjetër.

Fatkeqësisht nuk u pa kështu nga Kryeministri, njerëzit e të cilit edhe pse indirekt e akuzojnë Presidentin për një veprim të ndërmarrë në emocion e sipër, u treguan vetë më emocionale se kurrë, duke reaguar më shumë si militantë partie se sa si shtetarë.

Të jem i sinqertë, pavarësisht se cili mund të ishte reagimi final, nuk e prisja që Kryeministri të reagonte gjatë një takimi elektoral live, vetëm disa sekonda pasi Presidenti kishte bërë publik vendimin: mund të kishte pritur dhe shpjegimin e sotëm, ta përtypte disi më mirë këtë vendim e pastaj të fliste.

Gjatë këtyre ditëve ka patur zëra në media dhe jashtë saj që janë shprehur se Presidenti e ndërmori këtë akt unik për të shpëtuar opozitën e cila po shkonte drejt dhunës: e rrjedhimisht dhe zëra të tjerë që Presidenti e bëri këtë akt si një apel të fundit për të mos shkuar drejt kaosit dhe destabilitetit.

Po ndërkohë, nuk kanë munguar dhe ato zëra, që e kanë parë këtë akt dhe si një përpjekje, le të themi edhe pse në thojza, për ta shpëtuar dhe vetë Ramën, nga aventura e zgjedhjeve monopartiake, tunelit të së cilës nuk i dihet kurrë fundi, qoftë për njërin qoftë për tjetrin.

Ndaj jam i bindur se Ramës, qoftë si individ, qoftë si Kryetar Partie, qoftë si Kryeministër, pas i këtij vendimi, nuk i hyjnë në punë as këshillat juridike, as ato politike: sepse dhe bërja nul e vendimit të Presidentit apo qoftë dhe retorika e shkarkimit të tij në Parlament apo krijimi për një javë a dy i Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm do e bëjnë akoma e më shumë qesharak, por do e fusë në një rreth vicioz atë personalisht, po fatkeqësisht dhe Shqipërinë, nga i cili ai së pari vetë nuk do të dalë dot edhe sikur të rri me dorën shtrirë nga mëngjesi deri në darkë:

Sepse tashmë aksi i përgjegjësisë më shumë se çdo herë ndodhet mbi të. Dhe ia vlen ta përsërisim ai shpëton nga kjo përgjegjësi e madhe publike e morale, qoftë dhe sikur për sy e faqe të hiqet si dashnor i dialogut dhe të ulet në tavolinën e dialogut qoftë dhe për disa minuta.

Edi Rama mund të dalë nga ky qerthull vicioz pa dëgjuar asnjë këshillë; vetëm thjesht të arrijë të përqendrohet disa minuta për të parë një skeç të vjetër të estradës të Tiranës ‘Trimi’.

Me pak fjalë, në këtë skeç, pë rata që iu kujtohet si dhe ata që nuk iu kujtohet, tre pleq punësuan një djalë që e quante veten trim, të bënte punët, të shkonte të vinte nga qyteti në fshat: ia plotësuan të gjitha i dhanë shumëfish, madje dhe paradhënie. Por, trimi nuk u ngop asnjëherë dhe kur pa një derë misterioze, që pleqtë e dinin po të hyje ngelje brenda e nuk dilje, edhe pse pleqtë në korr i bënin thirrje ‘ mos shko or trim’. ‘mos shko or trim’, prej tahmasë, trimi e kaloi atë derë dhe ngeli brenda e nuk doli më.

Kolegu im Andi Bushati, dhe disa të tjerë, për shkak të një teorie tjetër në lidhje me këtë çështje, duke qenë të bindur ( ndoshta jo edhe pa të drejtë) se që dielli të shndrisë tamam një ditë, duhet që zullumi të shkojë deri në fund, jam i bindur që po lutet ‘Aman shko or trim….

Por, unë këtë herë do t’i bashkohem Presidentit të Republikës, që ka që të premtën që po i thotë Ramës me letrat mbi tavolinë dhe jo me revole poshtë brezit, në mënyrë të përsëritur: ‘Mos shko or trim’.
Syri.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 9 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 10 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 14 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet
Para 15 minutash

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.