FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anila Bitri, propozimi i qeverisë për të zëvendësuar Neritan Cekën në Romë

Ministria e Jashtme duket e vendosur për të shkarkuar Neritan Cekën si ambasador të Shqipërisë në Romë.Madje, raportohet se tashmë ajo i ka propozuar edhe një emër presidentit Bujar Nishani, për të zëvendësuar Cekën. Ajo është Anila Bitri.

Kjo e fundit  është drejtoreshë e Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Jashtme. Në vitin 2002, Bitri ka qenë konsulle nderi në Spanjë e më pas ambasadore.

Pra, bëhet fjalë për një emër të njohur në fushën e diplomacisë. Por, me të gjitha gjasat Nishani pritet të refuzojë emrin e saj. Kjo, duke qenë se Nishani nuk ka pranuar që ta shkarkojë Cekën. Sipas Nishanit, Ceka nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore dhe nuk i ka përfunduar mandati. Për këtë arsye, Nishani ka argumentuar se nuk ka asnjë motiv që ta shkarkojë Neritan Cekën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?